Home > Lajmet

“Rama të ndalë deklaratat ndaj SPAK-ut, po bën si Berisha”/ Braho: Vetëm drejtësia e shpëton Shqipërinë nga llumi 30-vjeçar

“Rama të ndalë deklaratat ndaj SPAK-ut, po bën si

Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë deklarata të forta në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që t’i kursejë deklaratat ndaj SPAK, pasi sipas tij, kjo praktikë është ndjekur edhe nga Sali Berisha në të kaluarën.

Braho tha se Prokurorët duhet të mbrohen nga policia dhe solli rastin e një ish-prokurori, tashmë të ndjerë, të quajtur Xhevat Hana. Sipas Brahos ai hetoi ngjarje të forta dhe se dyshimet e familjarëve janë se ai u helmua.

Braho: Po të mos ishin ndërkombëtarët kjo punë do të hidhej në erë. Një pjesë e tyre i qahen sot, duke thënë se po i merr në krah SPAK. Edhe krahu i Berishës duhet hetuar. Këto probleme kërkojnë vëmendje të veçantë. Prokurori është njeri, qenie njerëzore. Një prokuror model duhet të krijohet për të patur imazhin se si duhet të jetë Prokurori. Ai punon në bazën e një ligji, presionit mbi anëtarët e familjeve. Prokurori mund të jetë i pavarur. Më kujtohet një Prokuror, i cili ndjesë pastë nuk është më, Xhevat Hana. Ai, nëse do të ishte gjallë duhet të ishte në krye të prokurorisë. U mor me çështje të rëndësishme. Hetoi krimin e vrasjes së Remzi Hoxhës. Hetoi masakrat në Vlorë. Krimet e ’97-ës. Rrugën Durrës-Kukës dhe një ditë rezultoi i vdekur. U tha që vdiq nga një sëmundje e papritur, ndërsa familja ka dyshime se është helmuar. Gjej rastin të shpreh homazh, ai ishte i ngjashëm me Falkonen dhe Orsolinon. Ka edhe Prokurorë të tjerë të këtij niveli. Do të përmendja Shkëlqim Hajdarin. Ka qenë model. Më ka rënë rasti të merrem me këta, se kam qenë prej shumë kohësh drejtues komisionesh dhe shikoja që këta njerëz kanë qenë idealistë. Mora vesh që KLP është mbledhur dhe ka nxjerrë vendim për mbrojtjen e Prokurorëve, shumë vonë. Ata duhet të mbrohen me eskorta të posaçme. Kjo kërkon ligj që të detyrojë strukturat e Policisë së Shtetit që t’i mbrojë ato. Për anën financiare sidomos ato të SPAK-ut janë të mira.

Pyetje: A ka dështuar SPAK dhe a ka tentativë a ka tentative për ta zënë atë në dorë?

Braho: Nuk ka dështuar dhe nuk pres të dështojë. Ajo është fryma që ka një mbështetje të gjerë në popull. Shteti e krijoi këtë strukturë që këta luftëtarë duhet mbështetur. Ne themi një fjalë të rëndomtë; ‘shyqyr që gjetëm mbështetjen e Amerikës, BE dhe të 2 ambasadorëve të fundit’. Natyrisht SPAK-u duhet të justifikojë besimin. SPAK-u s’ka shkop magjik. Duhet punë, punë, punë… që të sigurojë prova të sigurta. Më mirë një kriminel jashtë, se sa një i pafajshëm në burg. Kjo është një thënie e lashtë, e vlefshme. Duhet të lëvizë më shumë, të ketë ritëm. Disa nga këto defekte të rritjes së këtij organi duhet të përmirësohen sa më parë. Nuk shpëton Shqipëria, këtë shtet, këtë vend, këtë e shpëton vetëm drejtësia nga plaga, qelbi, korrupsioni i madh dhe krimi i organizuar. I them Ramës mos flit më për SPAK-un se e ka prishur në maksimum këtë punë.

Ngatërron edhe veten, partinë, këtë ka bërë Berisha në 30 vite. Lëreni t punojë SPAK-u. Janë të qarta. Edhe Berisha bën sikur është trim i madh kur sulmon DASH apo drejtuesit kryesor të saj. Ata që kanë ardhur janë shprehur për Sali Berishën. Nuk kanë mendere këta të sulmojnë SHBA-të. E para sepse nuk kanë mbështetje në popull sulmet ndaj SHBA-së, I jemi vetëm mirënjohës për atë që kanë bërë për ne dhe do të bëjnë.

Flash News

News24 Livestream