Home > Lajmet

Deklaratat e ministrit britanik kundër shqiptarëve dhe nota e protestës nga qeveria, Agim Nesho: Propagandë! Rama shkaktari i korrupsionit

Deklaratat e ministrit britanik kundër shqiptarëve dhe nota e

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho, në një intervistë në emisionin “Frontline”, foli për situatën me emigrantët shqiptare si edhe reagimet e ashpra nga ana e zyrtarëve britanike, kundër shqiptarëve.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marseka Karapanço, Nesho tha se shqiptarët jo vetëm në Britani, por kudo në botë janë një komunitet tepër i respektuar.

Ndërsa reagimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratave të zyrtarëve britanikë kundër shqiptarëve e ka quajtur të pazakontë dhe një propagandë.

“Komunitet shqiptar, jo vetëm në Britani, por kudo në botë është tepër i respektuar. Shprehje të tilla të përfaqësuesve ë lartë të përfaqësuesve të Britanisë janë të papranueshme”, tha ai.

I ndalur tek reagimet e ministres Olta Xhaçka, kundrjet ministri britanik, ai tha se e gjitha ishte një propagandë, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se është shkaktari i vetëm i situatës problematike dhe se politikat e tij kanë sjellë largimin e shqiptarëve.

“Është një reagim i propagandës se politikës së jashtme shqiptare dhe qëllimi i parë është tërheqja e vëmendjes nga zhvillimet politike në vend. Është treguar një mungesë shprese në vend me abuzime me pronat publiket, duke prishur investimet dhe duke tentuar të bëjë presion , si ka qenë edhe rasti i Hysenbelliut dhe duke përfshirë mediat. Njeriu që ka krijuar të gjithë këtë tragjedi është kjo qeveri dhe kryeministri shqiptar. E gjithë politika e tij ka sjellë këtë situatë. qeveria shqiptare pranoi që origjina e vendit nga vijnë qytetarë shqiptarë është vend i sigurt, por shtypi botëror e quan Shqipërinë një vend të pasigurt dhe me probleme. Dhe shtypi britanik për këtë realitet të prezantuar nga Rama , i bën të mundur që organet të veprojnë me shpejtësi ndaj kërkesave të azilantëve. Qeveria britanike çështjen e emigracionit po e shfrytëzon për një fushatë elektorale. Tani duhet të themi se Rama duke pranuar këtë marrëveshje u ka shkelur të drejtën shqiptarëve për të aplikuar dhe për të marrë azil. Nota e protestës tregon që kryeministri shqiptar nuk ndihet komod ndaj kritikave të shtypit të huaj”, tha ai.

Flash News

News24 Livestream