Home > KULTURE

Xhufi: Pse Putin një diktator i djathtë, është më i rrezikshëm se Stalini. Po ndjek gjurmët e Hitlerit

Xhufi: Pse Putin një diktator i djathtë, është më i

Profesor Pëllumb Xhufi shprehet e pushtimi i Ukrainës nga Rusia është i njëjtë me atë që ndodhi në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij, njësoj siç u tolerua Hitleri të pushtonte shtete përreth Gjermanisë, edhe Putini nisi sulmin ndaj Kievit.

Gjatë intervistës për News 24, Putini është një diktator i djathtë, më i rrezikshëm se Stalini.

-Profesor, Putin si diktator i një shteti si Rusia me traditë perandorake, sa e rrezikon botën në një Luftë të Tretë Botërore dhe sa po përpiqet orekseve të Moskës së Bashkimit Sovjetik, kur në një farë mënyre kontrollonte politikisht, ideologjikisht dhe ekonomikisht, gjithë Lindjen?
Putini është më i rrezikshëm se Stalini sepse në kohën e Stalinit, Bashkimi i atëhershëm Sovjetik përveçse përballoi një pjesë të madhe të Luftës së Dytë Botërore dhe këtë meritë ia njeh bota, sakrificat e tributin e gjakut që pagoi, por në kohën e Stalinit nuk ka pasur dalje jashtë kufijve të BS. Kjo ndodhi pas Stalinit me shembullin e Hungarisë e Polonisë. Putini është më i rrezikshëm se edhe disa pranga, ose lidhje ideologjike që socializmin real, ose komunizmin real e mbajnë dhe e disiplinojnë, Putini është më shumë një diktator i djathtë, më shumë do ta afroja me Hitlerin, sepse ai po ndjek gjurmët e tij. Qëllimi i tij është të rikrijojë perandorinë ruse, ose perandorinë e dikurshme të kuqe. Ai pa dyshim kërkon që të shtrihet edhe më tej, se ka llogari për të larë me Poloninë e Hungarinë, Estoninë, Lituaninë, pra vendet që dikur bënin pjesë ne Bashkimin Sovjetik. Është i rrezikshëm sepse edhe aleatët e tij kanë qenë këta personazhe si Orbani. Ekonomikisht mundohej ta kishte mirë me të gjithë, ndërsa politikisht lidhej me udhëheqës si këta sovranistët. Është i rrezikshëm se ka arsenal armësh, që janë edhe të pakontrolluara sepse Rusia mbetet një vend me zhvillim relativ në ekonomi dhe ka arsenal bërthamor që çdo diktator i duhet pasur frika. Sepse diktatorët kur hapin një sfidë duan ta fitojnë me çdo kusht atë, pa pyetur për kostot, ekonomike, politike e në jetë njerëzore. Rreziku tjetër është se nuk dihet se çfarë ka në mendje.

– Për çfarë diskutohet edhe në analizat e mediave botërore apo jo?
Po, edhe në analiza. Pyet ku do të dalë Putini. Një rrugëdalje është tani e ditur dhe frikshëm, ajo e përdorimit të armëve të dëmtimit në mase, nga ato bërthamore taktike me veprim të kufizuar por edhe në përdorim të bombave atomike, edhe këtë mund ta bëjë. Në këto kushte natyrisht nuk duhet asnjë cedim, para shantazhit. Është një shantazh që ai i bën gjithë botës, SHBA-së, NATO-s, BE-së, vendeve të veçanta që kanë pasur marrëdhënie preferenciale me Rusinë e Putinit. Ai është tani në një empas, në një situatë që nuk dihet se cila do jetë zgjedhja e afërt.

– Ju e krahasuat Putinin me Hitlerin. Nga mënyra se si sulmi filloi, duket se ka ngjashmëri me mënyrën se si Hitleri i nisi Luftën, duke pretenduar krahinën e Sudeteve në Çeki. Edhe Putin, edhe pse prej muajsh forcat ruse ishin afruar me kufirin me Ukrainën deri në ditët e para sulmit, pretendonte se është stërvitje ushtarake. A ka ngjashmëri deri edhe taktike mes Putinit dhe Hitlerit?
Pa dyshim që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme. Ngjashmëri ka edhe në planin tjetër, se shumë kancelari botërore e vete presidenti Zelensky thoshte se nuk do të ketë sulm. Vetëm diplomacia e politika e SHBA e denoncoi që në fillim se do të ketë një sulm. Ata bëjnë analizat e tyre, kanë burimet e informacionit, e caktuan edhe me ditë, se kur sulmohet. Në luftën e Dytë Botërore, është një faqe e turpshme e historisë së Evropës dhe politikës së vendeve të kohës, që është marrëveshja e Mynihut, që ishte një lëshim dhe inkurajim ndaj Hitlerit dhe boshtit në përgjithësi për të ndërmarrë në mënyrë të lirë pushtimet e tyre. Ka një skenë që është qesharake dhe e trishtueshme. Është skena e Çamberlenit, që kthehet në Londër me letrën që kishte nënshkruar me Hitlerin dhe thoshte shpëtova paqen me këtë letër dhe nuk kaluan vetëm muaj derisa Hitleri pushtoi Çekosllovakinë dhe pa kursyer vendet e tjera si Poloninë që e shkretoi duke e bombarduar egër, siç po bombardohen qytetet e Ukrainës sot. Bombardimet e Varshavës që kemi parë të kujtojnë ato që po ndodhin sot dhe krijojnë një ngjashmëri të jashtëzakonshme. Këtu është problemi, që Putini gënjen popullin e tij që po luftojmë nazistët.

– Dhe për të mbrojtur pavarësinë e dy krahinave, Lunansk dhe Donetsk në Ukrainë.
Po, dhe për tu vëllazëruar me popullin ukrainas që është njësoj si ne, rus si ne dhe nga ana tjetër pa dallim bombardon, me raketa deri edhe hipersonike, të cilat, paralajmërojnë kalimin edhe në armë të tjera më shkatërrimtare. Ushtria e kuqe që dikur luftonte për çlirimin e popujve të Bashkimit Sovjetik e më gjerë nga nazistët, sot po ecën në gjurmët e ushtrisë hitleriane, sepse po sulmon një vend sovran, duke shkatërruar e duke vrarë popullsinë e pafajshme dhe kërcënon që pas kësaj të hyhet në aventura të tjera.

-Një prej kushteve që ka vënë Putin për paqen ose për të ndalur luftën, ka qenë premtimi, që Ukrainë të mos futet në NATO. Kjo, mund të jetë pretekst, nga ana e Putinit, por nga ana tjetër, një hipotezë është edhe që, kjo luftë është nxitur nga Perëndimi, duke dashur t’i shkojë Moskës shumë afër?
Kjo është një justifikim e kërkesë e tij, që të përligjë agresionit që ndërmori. Çështja e futjes së Ukrainës në NATO, ishte çështje e zgjidhur, Ukraina nuk do futej në NATO. Dihej, të gjithë e thonin që nuk do të hynte sepse dihej ndjeshmëria e Moskës për këtë çështje. Por një shtet i fuqishëm si Rusia, që kontrollon të gjithë ish territoret e BS-së, që në Ukrainë ka njerëzit e shërbimet e veta, agjenturën e vet që është e informuar se çfarë po ndodh, pra në një mënyrë tjetër, jo përmes një agresioni ushtarak, shumë nga ato pretendime të sotshme, si grupet neonazistë në Ukrainë, pse nuk i ka denoncuar? Kemi dëgjuar ne që Rusia ta ngrejë këtë çështje? Le ti hedhë në Gjykatë, se tani thotë Putini që këta neonazistët kanë bërë gjenocid ndaj rusëve në Donetsk, atëherë pse nuk i ka çuar në Hagë Putini këta? Tani Putinin po e hedhin në gjyqin e Hagës Ukrainasit me të drejtë. Ka disa mënyra sepse Moska ka pasur kanale të hapura komunikimi me Brukselin e Uashingtonin. Këto janë pretekste që Putini po i përdor me gëzim për të mbuluar agresionin dhe çfarë po çon ai në Ukrainë? Ai po çon reparte çeçene si dikur në mesjetë. Dikur hapeshin burgjet dhe kriminelët e burgjeve çoheshin të vrisnin e të bënin terror. Edhe kjo histori është e njëjta, sepse duke çuar trupat e këtij drejtuesit çeçen, ai kërkon të përhapë frikë e terror në rezistencën ukrainase.

Flash News

News24 Livestream