Home > KULTURE

U nda nga jeta prej COVID-19, përkujtohet studiuesi i alpeve shqiptare Kolë Progni, promovohet libri që e la si dorëshkrim "Nikaj-Mërturi, Nderi i Kombit"

U nda nga jeta prej COVID-19, përkujtohet studiuesi i alpeve shqiptare

Në përkujtim të 1-vjetorit të ndarjes nga jeta për shkak të Covid-19, të studiuesit të alpeve shqiptare Kolë Progni në Shkodër është promovuar libri i cili mban firmën e tij që e la si dorëshkrim “Nikaj Mërturi, Nderi i Kombit”.

Në libër sipas të afërmve dhe miqve të ndjerit Kolë Progni përshkruhet etnografia e pasur e Nikaj-Mërturit traditat e trashëguara prej shekujsh etnokultura.

”Ky është një monografi por në fakt për mendimin tim dhe të gjithë studiuesve është të një libër eciklopedi.është një liber gjithpërfshirës që nga ana gjeologjike etnokulturore, popullsia por dhe guidë turistike personazhet që në gjenezë që në Koman dhe Tropojë.”- deklaroi Gjoni Progni, i afërmi i Kolë Prognit.

Redaktori i librit Kadri Fikaj si dhe miqtë nga Kosova përcollën emocionet që i ka dhuruar ky libër me shumë vlerë rreth veprës së babait të Alpeve shqiptarë Kolë Progni.

”Unë të flas për librin do duheshin orë dhe ditë të tëra për përmbajtjen dhe vlerat sepse është një enciklopedi e gjallë është një monument njëkohësisht edhe një pasuri e madhe për Nikaj mërtuesit.”- redaktori i librit, Kadri Fikaj.

”Ah lum Shkodra e nënë Shqiperi salsa e Dukagjini që pati kështu burri, lum Malsia e Gjakovës dhe lum Nikaj e Merturi.
Kolë Progni ishte gjeograf,studiues,fotograf dhe ja kushtoi jetën e vet Alpeve Shqiptare. Jeta e tij ishte natyra dhe historia.”,- shkrimtari nga Kosova, Gjokë Sokoli.

Flash News

News24 Livestream