“Trëndafilët e Turkeshës”/ Luan Rama ndan audion me poezinë e Dritëro Agollit: Ministria e Kulturës duhet të…

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Luan Rama, ka zgjedhur të ndajë një nga poezitë më të famshme të Dritëro Agolli.
Bëhet fjalë për “Trëndafilët e Turkeshës”, një poezi e cila vjen edhe e regjistruar me audio, pasi sipas Ramës, edhe vetë Agolli thoshte se mënyra e vetme për ta shijuar një poezi, është ta lexosh me zë e të ndjesh muzikalitetin e saj.
Luan Rama ka bërë edhe një propozim, që Ministria e Kulturës të kryejë regjistrimin edhe të poezive të shkrimtarëve të tjerë.
“Për t’u çmallur me Dritëronë:
“TRËNDAFILËT E TURKESHËS”
Dikur, shumë vite më parë kur punoja në gazetën “Zëri i Popullit” ku Dritëroi vinte shpesh mbrëmjeve e gjithmonë bashkë me Sadijen, më pat thënë se që ta shijosh poezinë, duhet ta lexosh me zë, sepse vetëm ashtu ia ndjen muzikën, ritmin, emocionin.
Dhe, edhe Dritëroi vetë e kishte pasion t’i recitonte poezitë e veta, me shumë emocion dhe me një muzikalitet krejt të veçantë ku ndihej brenda kumbimit të zërit të tij edhe ritmi i këngëve devollite, të cilat ai gjithashtu i këndonte shumë bukur.
E m’u për këtë arsye, pra, ngase e dija se sa shumë i shijonte Dritëroi poezitë e recituara, apo edhe më thjeshtë se aq, edhe të lexuara me zë, kur m’u besua përgjegjësia të shërbeja në detyrën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në tetorin e vitit 2001, kur shkrimtari ynë i madh kishte 70 vjetorin e lindjes, bashkë me shkrimtarin dhe botuesin Arian Leka, realizuan me Dritëronë një CD me 70 poezi të cilat ai i zgjodhi vetë, të recituara prej tij, që padyshim mbeten një pasuri unike dhe një trashëgimi e vyer e kulturës tonë kombëtare, të cilën Ministria e Kulturës mund ta riprodhojë edhe sot në cilësinë dhe standardet teknologjike të kohës dhe madje ta kthejë në një praktikë edhe me shkrimtarë të tjerë.
Krijimtaria e Dritëroit, apostullit të madh të letërsisë shqipe; jeta, vepra dhe emri i tij, patriotizmi dhe dashuria prej njeriu fisnik e me zemër të madhe që ai kishte për vendin dhe për njerëzit e të gjitha moshave dhe viseve shqiptare, e meriton nderimin, vëmendjen dhe kujtesën në çdo kohë.
Ndaj, edhe unë sot po ju ofroj të recituar një poemë të cilën e kam shumë për zemër, “Trëndafilët e Turkeshës” të shkruar në vitin 1980 në Stamboll, me shpresë se do t’ju pëlqejë e të shijoni në këtë mënyrë një fragment prej magjisë së artit të Dritëroit”, shkroi Rama.
(BalkanËeb)
Artikuj të tjerë:
Flash News
06:05 / Një stuhi pritet të godasë edhe verilindjen e SHBA-së
06:04 / Nju Jorku do të përjetojnë temp. të ulëta deri ditën e sotme
06:03 / Stuhia ka detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet
06:02 / Energjia elektrike mungon dhe në Tenesi e Misisipi
06:01 / Mbi 500,000 njerëz janë pa energji në Teksas, Arkansas
06:00 / 8 të vdekur nga stuhia në jug të Shteteve të Bashkuara