Tiparet e nacionalizmit shqiptar në një studim, Kadria: Si ndikoi feja e krahinat

Një studim i Sali Kadriut nga Instituti i Historisë sjell të plotë tiparet dhe veçantitë e nacionalizmit shqiptar që në zanafillën e tij, duke e ndarë në disa faza siç jep edhe produktet e nacionalizmit.
“Kontributi i nacionalizmit shqiptar për zhvillimin ideologjisë nacionaliste në mesin e shqiptarëve është shumë i madh. Ai filloi me propagandimin e platformave politike, vijoi me hapjen e librave ne gjuhën shqipe dhe me hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Modeli i nacionalizmit shqiptar është model i nacionalizmit etnik me tipare të nacionalizmit qytetar civil”, vëren Kadria.
Ndërsa vihet re se nacionalizmi shqiptar u ndërtua u nacionalizëm laik, ku në bazë e në themele ishte ideja që feja e shqiptarit është shqiptaria.
“Ka patur faktorë objektiv që kanë ndikuar në nacionalimin shqiptar siç janë prania e tre besimeve fetare që ndikonte drejtpërdrejtë në kohezionin nacional të shqiptarëve. Kanë ndikuar faktorë të tjerë si ndarja krahinore si edhe përqindja e lartë e ose shkalla e lartë analfabetimizit gjë që pengoi zhvillimin e nacionalizmit shqiptar”, thotë studiuesi.
Ai sheh si kontribuues të madh në çështjet e nacionalizmit, myslimanët shqiptar, sipas tij për arsyen e thjeshtë se ishin komuniteti me përqindjen më të madhe të popullsisë, duke lënë mënjanë kësisoj, ata që ende kërkonin aureolën e Portës së Lartë.
Artikuj të tjerë:
Flash News
03:05 / Turqia: Diskriminimi, ksenofobia s'njohin kufij në Evropë
02:11 / Aeroplani u ngrit në aeroportin e Cauayan City në Isabela
02:10 / Një aeroplan zhduket në provincën veriore të Filipineve
02:06 / Iran, banditët u larguan nga vendi i ngjarjes pas sulmit
02:05 / Dy oficerët e policisë u sulmuan kur patrullonin me kolegët
02:04 / Dy oficerë policie të vrarë në juglindje të Iranit