Home > KULTURE

Pashtunë dhe hazarë, 128 vite përplasje afgane në një film në Tiranë

Pashtunë dhe hazarë, 128 vite përplasje afgane në një

128 vite më parë, historia e Afganistanit shënon masakrën më të madhe të popullit hazara në Afganistan. Mbreti i kohës kishte shpallur pastrimit e vendit nga hazarët për ç’arsye 62 përqind e tyre u ekzekutuan, ndërsa tokat dhe pasuritë e tyre u morën nga pashtunët.

“Kjo nuk është historia e një njeriu të vetëm, është historia e një brezi dhe një etnie që për shkak të diskriminit lë vendin e vet dhe ikën. Kjo mungesë identiteti që është një traumë e përjetuar, tregon historinë e një populli. 30 vite më parë ishte babai im që më shpëtoi nga regjimi në Afganasitan, tani e shpëtova unë”.

Aktori Basir Ahang është në Tiranë për shfaqjen e filmit “Duket si im bir” që përmes personazhit të Ismailit, i ikur nga Afganistani për shkak të persekutimit të hazarëve nga pashtunët kthehet të ritakojë nënën.

“Kthimi te nëna është kthim sa te nëna edhe te atdheu. Historia e hazarëve në Afganistan është një histori që përsëritet që prej 1800 ës. Pashtunët i kanë cilësuar hazarët si qytetarë të dorës së dytë, si tradhtarë të fesë dhe për këtë arsye, kanë kërkuar gjithnjë, kushdo që ka qenë në pushtet që të pastrojë vendin prej nesh”.
Filmi u shfaq në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi në kuadër të edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e njeriut.

Flash News

News24 Livestream