Home > KULTURE

Londo: “Kur ikën macja” dhe “Hamami i grave” në Tiranë. Teatri? Në lojën e korrupsionit të madh shpirtëror

Londo: “Kur ikën macja” dhe “Hamami i grave”

Teatri Shëtitës i regjisorit Kiço Londos rivjen në kryeqytet pas një turi në rrethe. Komedia “Kur Ikën Macja” dhe pjesa e fuqishme “Hamami i grave” i drejtohen publikut nga teatri veror i Akademisë së Arteve, e para këtë të enjte e të premte, dhe Hamami në datat 8, 9 e 10 qershor në orën 20:00.

“Kur ikën macja është komedi që ka shëtitur nga jugu në veri, me kast tejet të zgjedhur, e gjallë e me plot karaktere me situata që ndryshojnë me shpejtësi marramendëse. Kthehemi edhe me ‘Hamamin e grave’ i cili vjen për herë të parë në Tiranë. Ka të bëjë me ngjarjen e fundit, me historinë e ndërtimit, historinë e teatrit, me historinë e njerëzve që duan diçka që është e lidhur me jetën e tyre, me kujtimet e memorien” tha Kliço Londo.

I pyetur për gjendjen e teatrit shqiptar sot si një zë kyç i fushës, Londo thotë:

“Mua më dhemb çdo gjë që ndodh në teatër, e dua teatrin kur e drejtoj edhe kur nuk e drejtoj. Madje kur nuk e drejtoj e dua më shumë. Mendoj që është në trajektore të gabuar, është në lojën e korrupsionit të madh shpirtëror”, -u përgjigj ai.
Teatri Shëtitës është një teatër pa godinë që e shtrin aktivitetin në gjithë vendin.

Flash News

News24 Livestream