Home > KULTURE

“Kur Musine Kokalarin nëna e qante për së gjalli”, pesë video për figurat që sfiduan regjimin

“Kur Musine Kokalarin nëna e qante për së gjalli”,

Një projekt i studimit të së majtës që humbi para ekstremit komunist, pas botimit në dy libra, shpalos përmes videosh figurat që sfiduan diktaturën. Mbesa e Musine Kokalarti ndan momente familjare ndërsa studiues e politikanë kërkojnë reflektim.

Pesë video të shkurtra që shpalosin jetët e Musine Kokalarit, Petro Markos, Sejfulla Malëshovës, Isuf Luzajt dhe Skënder Luarasit u shfaqën nga fondacioni gjerman “Fridrieh Erbert”, pas një studimi të bërë mbi mendimin politik të majtë të viteve ‘40. Projekti që pat nisur për të shfaqur të majtat e zhdukura me triumfin famëkeq komunist, hedh dritë mbi figurat intelektuale që e luftuan dhe u dënuan prej tij.

Linda Kokalari, mbesë e Musine Kokalarit, kujtoi se “nëna e kujtonte dhe fliste gjithnjë në shtëpi për të dhe për dy vëllezërit dhe fliste edhe për kohën para tragjedisë. Sidomos kur ajo kishte datëlindjen, nëna e qante Musinenë me fjalë sipas zakonit të Gjirokastrës. E pra, ajo ishte gjallë”. Stine Klapper, drejtuese e fondacionit, tha se është synuar të kuptohet oponenca ndaj komunizmit dhe një mësim që mund të merret sot nga jetët dhe mendimet e këtyre figurave. Studiuesi Edon Qesari u ndal te profili politik dhe intelektual i Petro Markos.

“Historia është mësuese e mirë po nuk ka nxënës. Jetën Petro Markos ia shpëtoi talenti i tij mendoj unë. Siç ia shpëtoi dhe autorëve të tjerë me emër”. Nga ana tjetër, një ish ministër i majtë, si Ditmit Bushati, i pyetur sa e vështirë është të flasësh për idetë e majta pa u paragjykuar nga këto mynxyrat komuniste, gjeti vend për reflektim. “Duhet reflektim, jo vetëm me qasjen e antifashizmit siç e sheh Partia Socialiste”. “E Majta” studio 10 figura politike që përmes ideve dhe veprimeve, qenë sfida kryesore e ekstremit të majtë komunist, shpesh duke e paguar me jetët e tyre, ose të familjeve të tyre.

Flash News

News24 Livestream