Home > KULTURE

“Komunistët më kujtojnë mafien”! Bashkim Shehu rrëfen bisedat me Liri Belishovën dhe fundin e Nako Spiros: Enver Hoxha e çoi në vetëvrasje, pastaj…

“Komunistët më kujtojnë mafien”! Bashkim Shehu

Shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu vjen në një intervistë për “BalkanWeb” mbi librin e tij më të fundit “Liri Belishova dhe koha e saj”. Shehu sjell në libër biseda e kujtime të Belishovës, një prej figurave që mbajti poste të larta gjatë regjimit komunist, më pas u dënua duke njohur skajet fundore.

Gjatë intervistës, shkrimtari veçon disa nga gjërat që i kanë bërë përshtypje, mes të cilave siç thotë ai, ka qenë edhe momenti kur Liri Belishova thotë se “jemi bërë më keq se fashistët” apo “komunistët shqiptarë më kujtojnë shpesh mafien”.

Shkrimtari thekson se këto deklarata ajo i ka thënë në lidhje me eliminimin e Nako Spiros, ngjarje kjo, që sipas tij, u trajtua në mënyrën më të shëmtuar nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij.

“Një nga gjërat që më ka bërë përshtypje është se shpesh gënjejmë veten, gjëra që mendojmë tani ja veshim vetes sikur i mendonim dhe atëherë. Gjithashtu, më ka bërë përshtypje dhe një moment, kur Liri Belishova thotë se “jemi bërë më keq se fashistët”, më 1947, dhe “komunistët shqiptarë më kujtojnë shpesh mafien”.

Këtë e ka thënë në lidhje me eliminimin e Nako Spiros. Mënyra si u trajtua Nako Spiro ishte një teatër shumë i shëmtuar, e varrosën si hero, si udhëheqës të madh, dhe ata që e kishin çuar në vetëvrasje, Enver Hoxha e të tjerë, ecnin pas arkivolit të tij. Pastaj ndryshon krejtësisht dhe ai quhet armik. Vetë Enver Hoxha thotë se “ne ashtu e gjykuam në fillim situatën, nuk mund ta shmangnim që në fillim”. Nuk e di çfarë i ka shtyrë që njëherë ta shihnin si udhëheqës të madh dhe pas disa javësh si armik. Vetëvrasja e një udhëheqësi ka qenë e rëndë, sepse tregonte se jo gjithçka shkon bukur, siç e paraqet propaganda. Ka gjëra të fshehta. Është një pikëpyetje e madhe për regjimin. Ndaj edhe Enver Hoxha, edhe Stalini, i kanë parë vetëvrasjet si përpjekje apo goditje e fundit që armiku ka dashur t’i japë politikës. Në atë sistem duhej të ishe i lumtur, pasi ai sistem pretendonte se premtonte lumturinë”, thekson shkrimtari.

Flash News

News24 Livestream