Home > KULTURE

Hapet fondi teatror për të rinjtë/ Artisti akuza teatrit për zaptim, ministrja: Nuk është dinjitoze

Hapet fondi teatror për të rinjtë/ Artisti akuza teatrit për

Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për fondin teatror për të rinjtë, në bashkëpunim me Teatrin Eksperimental. Aplikimet priten nga sot deri më 15 prill, ndërsa nuk u bë me dije shifra që do të vihet në dispozicion të artistëve të rinj nën 35 vjeç nga Tirana e rrethet për shfaqjet që do të mund të prekin skenën e Eksperimentalit.

Në konferencë, njëri prej të rinjve mori fjalën pa mikrofon duke folur për dyer të mbyllura dhe duke akuzuar teatrin për nepotizëm, ndarje përqindjesh, përdorim familjar dhe zaptim, ndërsa tha se të rinjtë ose paguhen keq, ose nuk paguhen, ndërsa ministrja ju përgjigj se janë mbledhur pikërisht për të rinjtë dhe se pret projektin e tij.

Ministrja dhe drejtori i teatrit të eksperimental firmosën marrëveshje me drejtuesit e universitetit të arteve, për t’ju vënë në dispozicion studenteve ambientet e teatrit. Drejtuesit e universitetit kërkuan të mos paragjykohet fondi.

Flash News

News24 Livestream