Home > KULTURE

Vizita në Shqipëri, drejtori i Bibliotekës serbe: 3 libra serbë të përkthyer në shqip dhe…

Pas vizitës zyrtare të drejtoreshës së Qendrës së Librit në Beograd, ka ardhur në Tiranë drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Vladimir Pistalo. Takimi mes palëve ka synim bashkëpunimin në fushën e letërsisë, sipas zyrtarit serb duke nisur me ribotimin e Kadaresë.

“Ne jemi sot këtu për të shtyrë më tej urën e komunikimit në hartën kulturore mes Shqipërisë dhe Serbisë. Jemi këtu për ta nisur këtë bashkëpunim përmes librit, pasi libri është mënyra më e mirë për të njohur.”, tha Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës së Librit.

“Bashkëpunimi do ketë të bëjë me përkthime të përbashkëta, 3 libra shqiptarë të përkthyer në serbisht dhe tre libra serbë të përkthyer në shqip. Unë do të isha më shumë për shkrimtarë të rinj, ende të paafirmuar.”, tha Pistalo.

Përtej nismës së “Open Balkan” dhe takimeve qeveritare, Pistalo u pyet se sa i mundur është në të vërtetë bashkëpunimi, mes dy popujve, ndërsa vetë ai në fjalën e vet iu referua disa herë Ivo Andriç, me të cilin shqiptarët nuk janë gjithnjë rehat nëse kemi parasysh planin për shpërnguljen e shqiptarëve në vitet 30.

“E di për çfarë po flisni. Ivo Andriç ishte pjesë e atij projekti si diplomat. Nuk ishte diçka që ai zgjodhi ta bënte. Është ndryshe kur ju dilni me një opinion tuajin. Do të dëshiroja, që ju të ndanit, Andriçin diplomat, që është diçka për të cilën ai ose paguhej, ose pushohej nga puna nëse e bënte ose jo, nga akti i Andriç, në të kuptuarit e çdo njeriu dhe do të thosha se ai ishte më i interesuar për njerëzit në fund të shoqërisë.”, pohoi ai. Pistalo ka takime ne Bibliotekën Kombëtare dhe ne Akademinë e shkencave. Takimet synojnë nxitjen e botimeve ne dy gjuhet dhe pjesëmarrjen ne panairet e librit.


Flash News

News24 Livestream