Alida Hisku kujton mes lotësh takimin me Sherif Merdanin kur ishte në ‘arrest shtëpie’: Erdhi tek unë sapo doli nga burgu, ndenjëm 15 minuta të përqafuar

Këngëtarja e njohur, Alida Hisku, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në “festën e këngës shqiptare” të Gjergj Lekës, që transmetohet në “News24”. Për të çdo rikthim është një ritakim me ata që deshi fort, e ruan kujtime të bukura, por ky shtator nuk e gjen më në jetë kolegun e kahershëm, Sherif Merdani.
“Dua të them se është intervista e parë që po jap mbas vdekjes së kolegut, vëllait, të të shtrenjtit të muzikës për të gjithë artdashësit dhe për mua sidomos… kemi kujtime shumë të bukura, me të vërtetë”, shprehet Hisku në një intervistë për gazetaren e “News24”, Fatmira Nikolli.
E prekur dhe e lënduar, duke bartur mbi vete kujtime që ende rëndojnë e peshojnë, pothuaj si dikur, Alida Hisku, këngëtarja që pati zotëruar e magjepsur skenën, do të ndante pothuaj të njëjtin fat me Merdanin e dënuar nga komunizmi.
“Kemi kujtime shumë të bukura, atë ditë që ka dalë nga burgu ka ardhur direkt në shtëpinë time. Unë atëherë isha me arrest shtëpie, dhe donte vetëm të më shikonte se kishte marrë vesh që edhe unë kisha të njëjtin fat si ai. Ishte me të vërtetë jo vetëm shok idealesh, por edhe një artist që donte një evolucion në muzikë, që donte popullin. Një artist që gjithë jetën ia kushtoi artit dhe artdashësve të tij”, shton ajo më tej.
Hisku mbetet ende një zë i dashur i muzikës shqiptare. Në festivalin e Gjergj Lekës ajo vjen me surpriza, duke dashur të shijojë çdo ditë të jetës qoftë edhe duke rikapur kohën e humbur.
Artikuj të tjerë:
Flash News
06:11 / Polonia do të dërgojë dhe 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë
06:10 / Polonia do të dërgojë 60 tanke PT-91 Twardy në Ukrainë
06:05 / Darias: Kemi një situatë të qëndrueshme epidemiologji-ke
06:01 / Lajmi u njoftua nga ministrja spanjolle e Shëndetësisë
05:01 / Masat përfshijnë kufizime në teknologjitë kryesore
03:03 / Vendimi, me arsyetimin e solidaritetit me vendet e tjera baltike