Home > KULTURE

Afganët, reforma në drejtësi e dronet në festival, Çashku prezanton festivalin për të drejtat e njeriut

Traumat e postraumat për shkak të pandemisë në përjetimet e grave dhe fëmijëve dhe një fokus i veçantë te fati i afganëve. Edicioni i 16 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Marubit nis të hënën te Marubi, dhe në 6 ditë, sjell një panoramë të botës përmes syve të atyre që i humbën të drejtat, duke u ndalur te një regjisore e një grafiste.

“Kam një impenjim tërësor në dy artiste afgane, jeta e të cilave është në rrezik të madh, siç është regjisorja Sara Karim nga e cila ne kemi zgjedhur një film që ajo prezantoi në festivalin e Venecias. Ne do të kemi një premierë në Tiranë në një gjest solidariteti. Grafistja ka mbushur fasadat e rrugët e Kabulit me grafitet e saj dhe është po kaq e rrezikuar dhe ajo quhet Shamsie Hasani”, -tha Çashku, kryetar i festivalit.

Muret e Kabulit po humbasin mesazhet e Shamsies, ndërsa lufta e saj për emancipim kishte nisur para marrjes së qytetit nga talibanët. 34 filma janë përzgjedhur për tu shfaqur ndërsa në disa prej tyre autorët do të jenë të pranishëm. Harta e shteteve është e gjerë, ndërsa mesazhet i flasin edhe vendit tonë.

“Një pjesë filmash trajtojnë fenomene aktuale shqiptare, siç është ndjeshmëria ndaj reformës në drejtësi. Te Universiteti Luarasi, do të kemi një temë shumë delikate siç është fenomeni i dronëve sot. Natyrisht që përdoret për luftën ndaj terrorizmit por ka edhe aspekte të tjera qe provokojnë debate të mëdha” Festivali mban forume te universiteti ‘Luarasi’ dhe shfaq filma ne akademinë Marubi dhe ne lulishten pranë Kryeministrisë. Mungesën e filmave te autoreve shqiptare, Cashku e sheh të lidhur me buxhetet dhe kërkon nisma që shtojnë prodhimin.

Flash News

News24 Livestream