Home > KOSOVA

Zbardhet takimi i Metës me ambasadorin e ri serb, Meta: Dialogu Kosovë-Serbi ka rëndësi edhe për rajonin

Zbardhet takimi i Metës me ambasadorin e ri serb, Meta: Dialogu

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Serbisë në Tiranë, Slobodan Vuk?evi?, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta që në nisje të takimit e uroi Ambasadorin, i cili paraqiti Letrat Kredenciale para presidentit, e uroi diplomatin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Kreu i Shtetit shprehu dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.

Nga ana tjetër, Meta nënvizoi se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.

Flash News

News24 Livestream