Home > KOSOVA

Ulen infektimet me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen vetëm 6 raste të reja edhe një viktimë në 24 orë

Ulen infektimet me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen vetëm 6 raste

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 6 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

24 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.609.325 doza të vaksinës.
Deri më sot 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.575 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.727.
Në total numri i rasteve aktive është 327.

Flash News

News24 Livestream