Shtyhet sërish afati i bllokimit të Kapshticës, ja vendimi i ri i Greqisë. Kalimi do lejohet vetëm për këta persona

Vijon të shtyhet afati i bllokimit të kufirit të Kapshticës. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se vendimi është lajmëruar nga autoritetet e Policisë Greke.
“Në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021”.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Artikuj të tjerë:
Përplasen dy mjete në Durrës, plagosen katër persona, policia në vendngjarje
Historia e plotë >Ndërron jetë nga COVID-19 efektivi i Burgut të Rrogozhinës
Historia e plotë >
Flash News
07:03 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Situata e vështirë por ka shpresë
07:03 / Slloveni, raportohet rasti i pari i variantit afrikano-jugor
07:02 / Greqi, min. i Shëndetësisë: E gjithë bota po përballet me Covid-19
07:02 / Në Kroaci ka shumë raste të variantit anglez të coronavirusit
07:01 / Greqi, min. i Shëndetësisë: Procesi po ecën me ritme shumë të mira
07:01 / Kroaci, rastet e reja janë dy persona të kthyer nga Zanzibari
07:00 / Covid-19, Greqia vaksinon mbi 850 mijë persona
07:00 / Regjistrohen rastet e para të variantit afrikano-jugor në Kroaci
06:00 / Zelandë e Re, rikthehen kufizimet pas rasteve të reja me COVID-19
05:01 / Irlandë, në Dublin një polic u godit me fishekzjarre në fytyrë
05:00 / Irlandë, mijëra protestues refuzojnë kufizimet antiCOVID-19
03:04 / Në Lombardi, Piedmont dhe Marche janë ashpërsuar sërish masat
03:03 / Itali, kafet dhe restorantet do mbyllen, do të ketë kufizim të lëvizjes
03:02 / Që nga janari Basilicata dhe Molise janë futur në zonën e kuqe
02:02 / Uashingtoni: Iu përgjigjëm sulmeve ndaj ushtrisë tonë në Irak