Home > KOSOVA

Seanca në Hagë për ish-krerët e UÇK, avokati i Thaçit: Prokuroria kërkonte që gjykimi të niste këtë muaj, tani s’janë gati

Seanca në Hagë për ish-krerët e UÇK, avokati i

Ish-krerët e UÇK të akuzuar për krime lufte kanë dalë para seancës në Hagë. Kanë kaluar rreth 9 muaj që nga koha kur janë ngritur aktakuzat ndaj tyre dhe gjyqi nuk ka nisur ende.

Për këtë është ankuar vetë avokati i Thaçit, Misetic i cili ka kujtuar se ishte vetë Zyra e Prokurorit të Specializuar që kërkonte që gjykimi të niste në korrik dhe tani nuk janë vetë gati.

“Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati.

Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar është justifikuar duke njoftuar se janë pesë dëshmitarë ndërkombëtarët për të cilët nuk janë marrë ende miratimet për raportet e ekspertëve.

News24 Livestream