Home > KOSOVA

Kurti takohet me Macronin në Paris, kjo është tema që do të diskutohet

Kurti takohet me Macronin në Paris, kjo është tema që do

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris gjatë javës së ardhshme.

Ky takim u konfirmua pasi Kurti priti sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.

Në takimin e Kurtit me Macron do të diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kryeministri Kosovar paraqiti në Bruksel katër propozime për vijueshmërinë e dialogut, të cilat Serbia i refuzoi.

News24 Livestream