Home > KOSOVA

Garancia për lirim, Gjykata Speciale refuzon kërkesën, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Garancia për lirim, Gjykata Speciale refuzon kërkesën, Hashim

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke hedhur poshtë garancinë e dy shteteve për lirim.

Ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Dyshohet se dy shtetet që kishin ofruar garancinë për lirim të Thaçit ishin Shqipëria e Turqia, por nuk dihet me siguri.

Nga ana tjetër gjyqi për ish-krerët e UÇK të akuzuar për krime lufte nuk ka nisur ende teksa seanca e radhës mbahet më 13 ose 14 shtator.

News24 Livestream