Home > KOSOVA

Albin Kurti do të pritet nga Presidenti Macron, ja kur do të zhvillohet takimi

Albin Kurti do të pritet nga Presidenti Macron, ja kur do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, më 23 qershor, në orën 19 : 30, do të pritet në Pallatin Elize në Paris nga Presidenti i Francës Emanuel Makron.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris, që nga zgjedhja e tij Kryeministër i vendit.

Radio Kosova raporton se Kurti dhe Makron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane. Gjithashtu, kryeministri Kurti, do të kërkojë nga Presidenti Makron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti i Farncës Makron, ia kishte dërguar para tre muajsh Kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

News24 Livestream