Home > Kjo javë Lajmet

Ekskluzive/ News24 brenda laboratorit të virologjisë, flet Iris Hatibi: Ja si bëhen testimet për tampon

Publikohen për herë të parë imazhe brenda laboratorit të virologjisë ku merren kampionët e tamonëve për Covid 19, por jo vetëm.

Moderatorja e emisionit “Kjo Javë” Nisida Tufa solli ekskluzivisht për publikun të gjithë rrugën nga e cila kalon një kampion tamponi, që nga marrja purifikimi dhe deri tek dalja e rezultatit.

Shpjegimi n për të gjithë procesin e bëri virologia Iris Hatibi, e cila tha se i gjithë proçesi bëhet në kohë reale.

“Prej 15 vitesh merrem me diagnozën e viruseve respiratorë, së fundmi edhe me Covid. Në dy dhomat e para pranohen kampionet, regjistrohen në kutitë e veta, kanë listat individuale dhe regjistrohen në sistem elektronik me barkod. Kjo e gjurmon këtë kampion deri kur del rezultati. Kampionet që shihni kanë mbërritur sot”,- tha ajo.

News24 Livestream