Home > Jeta pa filtër Lajmet

Njeriu nën pushtetin e parasë, si vepron ajo tek ne? Prof. Dr Sherif Bundo zbërthen kuptimin në 3 librat e tij

Veprimi i parasë tek njeriu është një ndikim i njohur, por pak i shpjeguar. Në emisonin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula ka një ndalesë sa profesionale, akademike, po aq edhe të qartë mbi këtë fenomen. Prof. Dr Sherif Bundo shprehet se paraja shkon e vjen e se ajo është shërbyese e njeriut e gjithë zotësia është që ne të mos kthehemi në shërbyes të saj. Të intervistuar psikologu, Prof. Dr Adem Tamo dhe shkrimtarja Diana Çuli dhanë përcaktimet e tyre për paranë si edhe efektin që ajo ka tek qenia njerëzore. Bundo vjen së fundmi me 3 botime: “Kur ekonomia mund politikën”, “Përmes punës, parasë e fjalës” si edhe “Një pyetje e vështirë” ku mund të shfletojmë trajtesa për koncepte të ndryshme interpretuar me gjuhën e financierit, por dhe mjeshtëria e tij letrare me analiza filozofike, tregime e ese si një nevojë për të shprehur anën tjetër të akademikut  të botës ekonomike. Tamo thotë se në këto libra lexon jo vetëm profesorin, por gjithë brezin e tij, të intelektualit që bën jetën e shtresave të mesme, apo edhe të përmetarit të dhënë pas vendlindjes, sikurse e përcakton shkrimtarja Çuli e cila ka punuar edhe parathënien e librit “Një pyetje e vështirë”. Gjatë këtij transmetimi Bundo ka dhënë dhe “një formulë” të suksesshme si ne mund të negociojmë për një pagë të kënaqshme, apo edhe për rëndësinë reale që paraja ka në shoqërinë tonë.

News24 Livestream