{"id":2476,"date":"2026-11-04T11:01:02","date_gmt":"2026-11-04T10:01:02","guid":{"rendered":"https:\/\/www.news24.al\/?p=2476"},"modified":"2026-11-04T11:01:02","modified_gmt":"2026-11-04T10:01:02","slug":"analiza-trump-u-kerkoi-amerikaneve-te-votonin-sikur-ai-te-ishte-ne-fleten-e-votimit-ata-e-degjuan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.news24.al\/analiza-trump-u-kerkoi-amerikaneve-te-votonin-sikur-ai-te-ishte-ne-fleten-e-votimit-ata-e-degjuan\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Trump u k\u00ebrkoi amerikan\u00ebve t\u00eb votonin sikur ai t\u00eb ishte n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Ata e d\u00ebgjuan!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Thoma G\u00ebll\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Donald Trump u k\u00ebrkoi amerikan\u00ebve q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb votonin sikur emri i tij t\u00eb ishte n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Ai besonte se popullariteti i tij do t\u2019u siguronte republikan\u00ebve nj\u00eb fitore t\u00eb madhe. E p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe e ktheu gar\u00ebn p\u00ebr Kongresin n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb. Amerikan\u00ebt e d\u00ebgjuan. M\u00eb 3 n\u00ebntor, miliona votues shkuan n\u00eb qendrat e votimit duke menduar p\u00ebr Trumpin. Dhe ata votuan ashtu si atij nuk ia priste mendja. Kjo tregoi se sa larg ishte ai nga mendimi i popullit amerikan p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Rezultatet, t\u00eb cilat deri n\u00eb momentet q\u00eb po shkruajm\u00eb ende nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrfundimtare, flasin p\u00ebr nj\u00eb humbje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr republikan\u00ebt. Demokrat\u00ebt fituan gara t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrfshir\u00eb disa n\u00eb shtete ku Trump kishte pasur mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb vitin 2024. Demokrat\u00ebt fituan kontrollin e t\u00eb dy dhomave t\u00eb Kongresit, bile shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb sesa kishin qen\u00eb edhe sondazhet m\u00eb optimiste. Pak\u00ebnaq\u00ebsia ndaj presidentit ndikoi n\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre rezultateve.<\/p>\n<p>Shkaqet e ketij rezultati jan\u00eb disa. Ekonomia z\u00eb vendin kryesor. Por ndikuan edhe m\u00ebnyra e qeverisjes, konfliktet me institucionet, politika e jashtme dhe sjellja personale e presidentit.<\/p>\n<p>Trump u rikthye n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb duke premtuar ulje \u00e7mimesh, vende pune dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e amerikan\u00ebve nuk shohin ndryshimin q\u00eb prisnin. Ushqimet kushtojn\u00eb shtrenjt\u00eb, qirat\u00eb jan\u00eb t\u00eb larta dhe sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore r\u00ebndojn\u00eb mbi buxhetet familjare.<\/p>\n<p>Presidenti flet p\u00ebr investimet dhe sukseset ekonomike. Qytetar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb llogari m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: sa marrin, sa paguajn\u00eb dhe sa u mbetet n\u00eb xhep n\u00eb fund t\u00eb muajit.<\/p>\n<p>Politika e tarifave tregtare shtoi pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb. Trump argumentoi se ato do t\u00eb mbronin industrin\u00eb amerikane, por tarifat rrit\u00ebn kostot e shum\u00eb bizneseve dhe konsumator\u00ebve. Edhe lufta me Iranin solli pasiguri dhe ndikoi n\u00eb \u00e7mimet e energjis\u00eb.<br \/>\nSondazhet n\u00eb dalje t\u00eb qendrave t\u00eb votimit treguan se kostoja e jetes\u00ebs ishte shqet\u00ebsimi kryesor i amerikan\u00ebve. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe mendon se politikat e Trumpit e kishin p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjendjen ekonomike.<\/p>\n<p>Por vota kund\u00ebr republikan\u00ebve nuk ishte vet\u00ebm ekonomike. Ajo shprehu edhe pak\u00ebnaq\u00ebsi me m\u00ebnyr\u00ebn se si Trump ushtron pushtetin.<\/p>\n<p>Mandati i tij i dyt\u00eb u shoq\u00ebrua me p\u00ebrplasje me gjykatat, institucionet federale dhe autoritetet e shteteve. Presidenti p\u00ebrdori gjer\u00ebsisht urdhrat ekzekutiv\u00eb dhe k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb kontroll mbi administrat\u00ebn. Disa vendime u kund\u00ebrshtuan n\u00eb gjykata p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Trump i ka paraqitur k\u00ebto kund\u00ebrshtime si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar programin e tij politik. Sulmet ndaj gjykat\u00ebsve, gazetar\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e komunikimit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Arroganca, fyerjet dhe tallja me kritik\u00ebt i mobilizuan mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb besnik\u00eb, por larguan nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb votuesve t\u00eb pavarur.<br \/>\nEdhe aktivitetet e biznesit t\u00eb familjes Trump dhe akuzat p\u00ebr konflikte interesi ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime mbi ndarjen midis pushtetit politik dhe p\u00ebrfitimeve private. Administrata i kund\u00ebrshtoi shum\u00eb prej k\u00ebtyre akuzave, por debatet vazhduan gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb e huaj kjo m\u00ebnyr\u00eb qeveris\u00ebse. Ne e dim\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit autoritarist\u00eb p\u00ebrdorin argumente t\u00eb ngjashme p\u00ebr t\u00eb justifikuar kontrollin mbi institucionet, presionin ndaj mediave dhe sulmet kund\u00ebr kritik\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb disa prej k\u00ebtyre vendeve, shumicat parlamentare miratojn\u00eb pothuajse \u00e7do vendim t\u00eb qeveris\u00eb. Institucionet e pavarura dob\u00ebsohen, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtimi ndaj kryeministrit paraqitet si kund\u00ebrshtim ndaj interesave t\u00eb vendit. Fitoret e nj\u00ebpasnj\u00ebshme zgjedhore p\u00ebrdoren si argument p\u00ebr t\u00eb justifikuar p\u00ebrqendrimin e pushtetit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rezultati amerikan nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me shqet\u00ebsimet p\u00ebr demokracin\u00eb. Analizat e mediave treguan dob\u00ebsim t\u00eb mb\u00ebshtetjes republikane te votuesit e rinj, nj\u00eb pjes\u00eb e elektoratit hispanik dhe votuesit e pavarur. K\u00ebto grupe kishin ndihmuar Trumpin t\u00eb fitonte n\u00eb vitin 2024, por nuk ishin t\u00eb gatshme t\u00eb mb\u00ebshtesnin pa kushte politikat e tij.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt p\u00ebrfituan nga kjo pak\u00ebnaq\u00ebsi. Ata e p\u00ebrqendruan fushat\u00ebn te kostoja e jetes\u00ebs, sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe kontrolli mbi presidentin. Por vota kund\u00ebr republikan\u00ebve nuk p\u00ebrb\u00ebn automatikisht mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb programin demokrat. Partia Demokratike vazhdon t\u00eb ket\u00eb probleme besueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb dy vitet e mbetura t\u00eb presidenc\u00ebs Trump. Nj\u00eb Kongres i kontrolluar nga demokrat\u00ebt do t\u00eb rris\u00eb mbik\u00ebqyrjen ndaj administrat\u00ebs, t\u00eb hetoj\u00eb konfliktet e interesit dhe t\u00eb kufizoj\u00eb disa nisma legjislative t\u00eb presidentit. Kjo mund t\u00eb sjell\u00eb negociata dhe p\u00ebrplasje t\u00eb reja politike. Nj\u00eb nga temat q\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutuar dhe q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e fjalimeve t\u00eb fushat\u00ebs jan\u00eb edhe interesat financiare dhe t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe sidomos problematikat q\u00eb lidhen me ngjarjet e Zv\u00ebrnecit dhe Sazanit, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb direkt vajza dhe dh\u00ebndri i presidentit Trump. Shum\u00eb demokrat\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb objekt i komisioneve hetimore t\u00eb Kongresit.<\/p>\n<p>Mesazhi kryesor i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thjesht\u00eb:<br \/>\nTrump u k\u00ebrkoi q\u00eb ta konsideronin veten e tij n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Amerikan\u00ebt e mor\u00ebn parasysh.<br \/>\nDisa votuan kund\u00ebr arroganc\u00ebs, konflikteve me institucionet dhe p\u00ebrqendrimit t\u00eb pushtetit. T\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr politikave tregtare dhe vendimeve t\u00eb jashtme. Shum\u00eb votuan sepse premtimet p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk ishin realizuar.<\/p>\n<p>Trump donte q\u00eb zgjedhjet t\u00eb ishin nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb. Amerikan\u00ebt e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim. Por, mbi t\u00eb gjitha, ata votuan duke par\u00eb fatur\u00ebn e ushqimeve, qiran\u00eb dhe sa para u mbeteshin n\u00eb xhep n\u00eb fund t\u00eb muajit.<\/p>\n<p>Kjo, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do arsye tjet\u00ebr, shpjegon rezultatin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Thoma G\u00ebll\u00e7i Donald Trump u k\u00ebrkoi amerikan\u00ebve q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb votonin sikur emri i tij t\u00eb ishte n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Ai besonte se popullariteti i tij do t\u2019u siguronte republikan\u00ebve nj\u00eb fitore t\u00eb madhe. E p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe e ktheu gar\u00ebn p\u00ebr Kongresin n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":2326,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[60],"tags":[],"class_list":["post-2476","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2476"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2476\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2478,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2476\/revisions\/2478"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}