{"id":2445,"date":"2026-10-08T09:00:06","date_gmt":"2026-10-08T08:00:06","guid":{"rendered":"https:\/\/www.news24.al\/?p=2445"},"modified":"2026-10-08T11:10:37","modified_gmt":"2026-10-08T10:10:37","slug":"cekici-i-gjyqtarit-nuk-qendron-mbi-kushtetuten-cmimin-e-rregullores-e-paguajne-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.news24.al\/cekici-i-gjyqtarit-nuk-qendron-mbi-kushtetuten-cmimin-e-rregullores-e-paguajne-qytetaret\/","title":{"rendered":"\u00c7eki\u00e7i i gjyqtarit nuk q\u00ebndron mbi Kushtetut\u00ebn, \u00e7mimin e rregullores e paguajn\u00eb qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Avokati \u00ebsht\u00eb garanci Kushtetuese. \u00c7eki\u00e7i i gjyqtarit nuk q\u00ebndron mbi Kushtetut\u00ebn. \u00c7mimin e rregullores s\u00eb GJKKO-s\u00eb e paguajn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Nga Av.Xhoi Nela<\/strong><\/p>\n<p>Kujt po i sh\u00ebrben rregullorja e re e GJKKO-s\u00eb? Autoriteti i nj\u00eb gjykate buron nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb garantuar drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejtat dhe p\u00ebr ta ushtruar pushtetin brenda kufijve t\u00eb ligjit. Kur nj\u00eb rregullore administrative prodhon p\u00ebrplasje t\u00eb vazhdueshme me avokatin\u00eb, seanca t\u00eb pazhvilluara dhe masa nd\u00ebshkuese ndaj mbrojt\u00ebsve, pyetja \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, kujt po i sh\u00ebrben ajo?!<\/p>\n<p>Avokati \u00ebsht\u00eb garanci kushtetuese sepse p\u00ebrmes tij b\u00ebhet efektive e drejta e qytetarit p\u00ebr mbrojtje. Neni 31 i Kushtetut\u00ebs garanton koh\u00ebn dhe leht\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes, ndihm\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb zgjedhur dhe komunikimin e lir\u00eb e privat me t\u00eb. Neni 42 garanton procesin e rregullt ligjor. K\u00ebto garanci p\u00ebrcaktojn\u00eb kufijt\u00eb brenda t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb veproj\u00eb edhe administrimi i gjykat\u00ebs. Nj\u00eb rregullore e brendshme duhet t\u00eb ju sh\u00ebrbej\u00eb atyre. Prandaj, kund\u00ebrshtimi i kufizimeve q\u00eb cenojn\u00eb pun\u00ebn e AVOKATIT \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbrojtjes s\u00eb qytetarit p\u00ebrball\u00eb pushtetit shtet\u00ebror. Sa her\u00eb dob\u00ebsohen kushtet e ushtrimit t\u00eb mbrojtjes, dob\u00ebsohet vet\u00eb drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Telefoni celular, n\u00eb ushtrimin bashk\u00ebkohor t\u00eb avokatis\u00eb, \u00ebsht\u00eb mjet pune pasi p\u00ebrmban dokumente, komunikime profesionale, njoftime dhe mund\u00ebsi t\u00eb menj\u00ebhershme koordinimi. Marr\u00ebdh\u00ebnia avokat\u2013klient k\u00ebrkon vazhdim\u00ebsi, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe reagim n\u00eb koh\u00eb. Ajo nuk pushon n\u00eb \u00e7astin kur avokati hyn n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e nj\u00eb gjykate.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrditshme timen si Avokate dhe t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi, seancat shpesh zgjasin tri or\u00eb ( duke pasur parasysh\u00eb llojin e veprave penale q\u00eb gjykon kjo Gjykat\u00eb), pritja gjat\u00eb k\u00ebshillimit t\u00eb trupit gjykues mund t\u00eb zgjas\u00eb edhe tri or\u00eb t\u00eb tjera. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mund t\u00eb ndalohet nj\u00eb klient tjet\u00ebr, t\u00eb lind\u00eb nevoja p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme juridike ose t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb nj\u00eb njoftim q\u00eb k\u00ebrkon veprim urgjent. P\u00ebr qytetarin e ndaluar, avokati i zgjedhur mund t\u00eb jet\u00eb kontakti i vet\u00ebm i besuar q\u00eb mund t\u00eb aktivizoj\u00eb pa vones\u00eb mbrojtjen e tij. Ti heq\u00ebsh avokatit k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi komunikimi p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb cenosh aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr tu p\u00ebrgjigjur detyrimeve profesionale. Disponueshm\u00ebria p\u00ebr urgjencat dhe p\u00ebr klient\u00ebt e tjer\u00eb k\u00ebrkon organizim q\u00eb respekton edhe seanc\u00ebn n\u00eb zhvillim. Por nj\u00eb ndalim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, pa alternativa funksionale, e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb pamundur p\u00ebr tu p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>Siguria dhe solemniteti i gjykimit jan\u00eb q\u00ebllime legjitime. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhen masa t\u00eb arsyetuara, si psh: telefoni n\u00eb heshtje, ndalimi i regjistrimeve t\u00eb paautorizuara, p\u00ebrdorimi profesional dhe mund\u00ebsia e komunikimit urgjent gjat\u00eb pushimeve apo pritjes. \u00c7do kufizim duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb rrezikun konkret q\u00eb shmang dhe arsyen p\u00ebrse nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb pak kufizuese nuk mjafton. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e drejtimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb dhe e kryetarit t\u00eb saj, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb zgjidhje institucionale p\u00ebr nj\u00eb konflikt q\u00eb prek funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrse dialogu ende nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb si zgjidhje? P\u00ebrse ruajtja e pandryshuar e nj\u00eb rregulloreje po merr p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj pasojave t\u00eb saj mbi gjykimin?<\/p>\n<p>Ngurt\u00ebsia administrative, kur vazhdon pavar\u00ebsisht kostove t\u00eb dukshme, krijon p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb pushteti q\u00eb e konsideron rishikimin e vendimeve t\u00eb veta si humbje autoriteti. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e rrezikshme p\u00ebr ta kuptuar funksionin publik. Institucioni fiton besueshm\u00ebri kur d\u00ebgjon, arsyeton dhe korrigjon.<\/p>\n<p><strong>Kujt po i sh\u00ebrbejn\u00eb gjobat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme ndaj avokat\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Gjobat e dokumentuara tregojn\u00eb se p\u00ebrplasja tashm\u00eb ka marr\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta financiare p\u00ebr mbrojt\u00ebsit. N\u00ebse nd\u00ebshkimi p\u00ebrs\u00ebritet nd\u00ebrsa shkaku institucional mbetet i pazgjidhur, ai rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb presion mbi nj\u00eb profesion q\u00eb duhet ta ushtroj\u00eb mbrojtjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. \u00c7ekani gjyq\u00ebsor simbolizon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi. Mbajtja e tij n\u00eb dor\u00eb e shton detyrimin p\u00ebr vet\u00ebp\u00ebrmbajtje, arsyetim dhe respekt.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje meritojn\u00eb ata gjyqtar\u00eb q\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb pakic\u00eb, kan\u00eb vler\u00ebsuar pengesat ligjore t\u00eb mbrojtjes dhe nuk kan\u00eb aplikuar gjoba ndaj avokat\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimi, ata kan\u00eb ruajtur mas\u00ebn, pavar\u00ebsin\u00eb e gjykimit dhe respektin p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor. K\u00ebta jan\u00eb gjyqtar\u00ebt q\u00eb meritojm\u00eb, ata q\u00eb i japin pesh\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb ligjit dhe nder titullit q\u00eb mbajn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur pasojat bien mbi lirin\u00eb e qytetarit. Rasti i Ilir Met\u00ebs, sipas deklarimit t\u00eb tij publik, ngre shqet\u00ebsimin p\u00ebr pezullimin e afateve t\u00eb paraburgimit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb seanca dhe ka k\u00ebrkuar vijimin e gjykimit. P\u00ebrse qytetari duhet t\u00eb mbaj koston e nj\u00eb konflikti institucional q\u00eb nuk e ka krijuar?<\/p>\n<p>Ligji parashikon raste t\u00eb pezullimit t\u00eb afateve t\u00eb paraburgimit, zbatimi i tyre k\u00ebrkon baz\u00eb ligjore dhe arsyetim konkret. Prania e t\u00eb pandehurit dhe vullneti p\u00ebr vazhdimin e procesit jan\u00eb rrethana q\u00eb duhen shqyrtuar me seriozitet. Neni 5 i KEDNJ-s\u00eb garanton gjykimin brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm ose lirimin n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit, si dhe kontrollin e shpejt\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ndalimit. Neni 6 garanton procesin e drejt\u00eb dhe ndihm\u00ebn juridike p\u00ebr mbrojtjen. Pezullimi i llogaritjes s\u00eb nj\u00eb afati nuk e pezullon jet\u00ebn e njeriut n\u00eb paraburgim. Dit\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb. Liria e humbur gjat\u00eb tyre nuk rikthehet p\u00ebrmes nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb vonuar administrative!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, orientimi institucional p\u00ebr forcimin e avokatis\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb. M\u00eb 6 tetor 2026, gjat\u00eb paraqitjes n\u00eb Komisionin e Ligjeve t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Profesionit t\u00eb Avokatit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ratifikimit t\u00eb saj, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb Toni Gogu e vendosi theksin te avokati i pavarur si garanci p\u00ebr mbrojtjen efektive t\u00eb qytetarit p\u00ebrball\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Edhe projektligji p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, n\u00eb versionin e paraqitur, synon forcimin e mbrojtjes, akses n\u00eb prova, nd\u00ebrhyrje t\u00eb mbrojt\u00ebsit gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje dhe mund\u00ebsi p\u00ebr veprimtari hetimore n\u00eb favor t\u00eb klientit. Si projektligj, ai ende nuk p\u00ebrb\u00ebn ligj n\u00eb fuqi. Por fryma e tij \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, mbrojt\u00ebsi duhet t\u00eb ket\u00eb mjete reale p\u00ebr t\u00eb ushtruar rolin e tij. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pajtosh k\u00ebt\u00eb orientim me praktika administrative q\u00eb ia ngushtojn\u00eb dhe c\u00ebnojn\u00eb kushtet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>&#x1f1ea;&#x1f1fa;Konventa e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Profesionit t\u00eb Avokatit e lidh mbrojtjen e profesionit me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo parashikon pavar\u00ebsin\u00eb, mbrojtjen nga nd\u00ebrhyrjet e pap\u00ebrshtatshme dhe konsultimin efektiv t\u00eb organizatave profesionale p\u00ebr ndryshimet q\u00eb prekin avokatin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb duhet lexuar mb\u00ebshtetja e OSBE-s\u00eb. N\u00eb takimin e ambasadorit Michel Tarran me kryetarin e Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb, Maksim Haxhia, u diskutuan roli i avokatis\u00eb n\u00eb forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, aksesi n\u00eb drejt\u00ebsi, standardet e procesit t\u00eb rregullt dhe sfidat e profesionit. Mb\u00ebshtetja e shprehur p\u00ebr nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm e efektiv, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me Dhom\u00ebn e Avokatis\u00eb, e p\u00ebrforcon nevoj\u00ebn p\u00ebr dialog institucional.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb e patolerueshme dhe k\u00ebrkon reagim t\u00eb shpejt\u00eb. K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, drejtimi i GJKKO-s\u00eb dhe Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, secili brenda kompetencave t\u00eb veta, duhet t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me afate konkrete p\u00ebr rishikimin e dispozitave t\u00eb kontestuara dhe rikthimin e funksionimit normal t\u00eb proceseve. Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb \u00e7do shkelje sipas procedurave ligjore dhe t\u00eb reagoj me autoritetin q\u00eb i buron nga ligji.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e gjykat\u00ebs dhe pavar\u00ebsia e avokatit jan\u00eb garanci q\u00eb duhet t\u00eb funksionojn\u00eb s\u00eb bashku. Konflikti i zgjatur mes tyre po d\u00ebmton qytetar\u00ebt, profesionist\u00ebt dhe besimin publik te drejt\u00ebsia. K\u00ebmb\u00ebngulja n\u00eb nd\u00ebshkim (gjob\u00eb) pa zgjidhur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, po rrezikon ta shnd\u00ebrroj\u00eb autoritetin gjyq\u00ebsor n\u00eb instrument presioni ndaj mbrojtjes!<\/p>\n<p>Avokati \u00ebsht\u00eb garanci kushtetuese. Respektimi i tij \u00ebsht\u00eb respektim i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetarit p\u00ebr mbrojtje. Nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkon besimin e publikut duhet ta d\u00ebshmoj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb \u00e7do rregull, \u00e7do seanc\u00eb dhe \u00e7do vendim.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk matet me numrin e gjobave t\u00eb GJKKO-s, por me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrin e mbrojtjes dhe p\u00ebr t\u00eb korrigjuar \u00e7do qasje q\u00eb d\u00ebmton qytetarin. \u00c7ekani i gjyqtarit duhet t\u00eb jet\u00eb simbol i ligjit, jo mjet presioni, nd\u00ebrsa avokati duhet t\u00eb trajtohet si bashk\u00ebgarant i drejt\u00ebsis\u00eb, jo si kund\u00ebrshtar i saj.<\/p>\n<p>Konflikti p\u00ebr rregulloren e GJKKO-s k\u00ebrkon dialog institucional dhe zgjidhje t\u00eb menj\u00ebhershme!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati \u00ebsht\u00eb garanci Kushtetuese. \u00c7eki\u00e7i i gjyqtarit nuk q\u00ebndron mbi Kushtetut\u00ebn. \u00c7mimin e rregullores s\u00eb GJKKO-s\u00eb e paguajn\u00eb qytetar\u00ebt. Nga Av.Xhoi Nela Kujt po i sh\u00ebrben rregullorja e re e GJKKO-s\u00eb? Autoriteti i nj\u00eb gjykate buron nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb garantuar drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejtat dhe p\u00ebr ta ushtruar pushtetin brenda kufijve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":2446,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[60],"tags":[78,72,79,77,76],"class_list":["post-2445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza","tag-avokatet","tag-gjkko","tag-kushtetuta","tag-rregullorja","tag-xhoi-nela"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2445"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2448,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2445\/revisions\/2448"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}