{"id":2206,"date":"2026-08-24T11:20:16","date_gmt":"2026-08-24T10:20:16","guid":{"rendered":"https:\/\/www.news24.al\/?p=2206"},"modified":"2026-08-24T11:20:16","modified_gmt":"2026-08-24T10:20:16","slug":"afganistani-ne-udheheqen-e-talebaneve-reportazhi-i-bbc-divorci-i-ndaluar-telefonat-e-kontrolluar-dhe-nje-pushtet-qe-nuk-toleron-grate-e-arsimuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.news24.al\/afganistani-ne-udheheqen-e-talebaneve-reportazhi-i-bbc-divorci-i-ndaluar-telefonat-e-kontrolluar-dhe-nje-pushtet-qe-nuk-toleron-grate-e-arsimuara\/","title":{"rendered":"Afganistani n\u00eb udh\u00ebheqen e taleban\u00ebve\/ Reportazhi i BBC: Divorci i ndaluar, telefonat e kontrolluar dhe nj\u00eb pushtet q\u00eb nuk toleron grat\u00eb e arsimuara"},"content":{"rendered":"<p><strong>BBC<\/strong><\/p>\n<p>Guvernatori Abdullah Sarhadi i jep para p\u00ebr trajtimin e krahut t\u00eb thyer t\u00eb nj\u00eb djali dhe shp\u00ebrndan fonde p\u00ebr nj\u00eb xhami lokale \u2013 m\u00eb pas, n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb veri t\u00eb Afganistanit, zhvillohet nj\u00eb bised\u00eb befasuese. Nj\u00eb grua e re i thot\u00eb ish-komandantit taleban me mjek\u00ebr t\u00eb thinjur se d\u00ebshiron t\u00eb divorcohet nga bashk\u00ebshorti i saj, t\u00eb cilin e akuzon p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb abuzimi dhe rrahjesh. Ajo nuk pranon nj\u00eb p\u00ebrgjigje negative.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku vajzat jan\u00eb t\u00eb ndaluara t\u00eb ndjekin arsimin e mes\u00ebm, 18-vje\u00e7arja argumenton \u00e7\u00ebshtjen e saj me qet\u00ebsi dhe vet\u00ebbesim, me fytyr\u00ebn krejt\u00ebsisht t\u00eb mbuluar pas nj\u00eb velloje q\u00eb mbulon t\u00eb gjith\u00eb fytyr\u00ebn dhe syzeve t\u00eb diellit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte ndonj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb jetuar s\u00eb bashku, nuk do t\u00eb isha k\u00ebtu\u2026 E kam marr\u00eb vendimin tim\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrpiqet ta bind\u00eb q\u00eb t\u00eb shmang\u00eb divorcin, guvernatori m\u00eb von\u00eb komenton se grat\u00eb jan\u00eb \u201cpa mend\u201d dhe \u201cme mang\u00ebsi n\u00eb intelekt\u201d, duke shkaktuar t\u00eb qeshura mes zyrtar\u00ebve meshkuj, truprojave dhe pleqve q\u00eb e rrethojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky moment ofron nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb rrall\u00eb mbi realitetet e p\u00ebrditshme t\u00eb sundimit t\u00eb taleban\u00ebve, pes\u00eb vjet pasi ata rr\u00ebzuan qeverin\u00eb e mb\u00ebshtetur nga SHBA-ja n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, grat\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga shumica e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, jan\u00eb ndaluar t\u00eb ndjekin universitetet dhe nuk mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb vet\u00ebm apo t\u00eb vizitojn\u00eb parqet dhe qendrat e arg\u00ebtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb takime t\u00eb zhvilluara gjat\u00eb dy viteve, BBC-ja siguroi nj\u00eb qasje t\u00eb pazakont\u00eb te figura me ndikim t\u00eb l\u00ebvizjes islamiste ekstremiste, duke kaluar koh\u00eb me burra q\u00eb dikur planifikonin sulme vet\u00ebvras\u00ebse ose kalonin vite n\u00eb strehime t\u00eb fshehta, por q\u00eb tani jan\u00eb zyrtar\u00eb dhe ushtar\u00eb.<\/p>\n<p>Taleban\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb pushtet duke th\u00ebn\u00eb se kishin ndryshuar, por shum\u00eb prej politikave t\u00eb tyre jan\u00eb t\u00eb ngjashme me interpretimin e rrept\u00eb t\u00eb Sheriatit \u2013 ligjit fetar islam \u2013 q\u00eb ata imponuan n\u00eb vitet 1990.<\/p>\n<p>Burrat q\u00eb takuam dukej se d\u00ebshironin t\u00eb paraqiteshin si t\u00eb arsyesh\u00ebm, por nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb diskutonin p\u00ebr dhun\u00ebn e tyre t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Dhe pam\u00eb momente shqet\u00ebsimi mes sundimtar\u00ebve dhe atyre q\u00eb ata sundojn\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><strong>PJES\u00cb NGA DIALOGU MES GUVERNATORIT DHE GRUAS 18-VJE\u00c7ARE<\/strong><br \/>\n<strong>Guvernatori:<\/strong> Sa muaj ke q\u00eb jeton me t\u00eb?<br \/>\n<strong>Gruaja<\/strong>: Kam kaluar 8 muaj dhe ishte si t\u00eb jetoja n\u00eb ferr.<br \/>\n<strong>Guvernatori<\/strong>: A do t\u00eb jetosh me t\u00eb?<br \/>\n<strong>Gruaja:<\/strong> Nuk kam dashur t\u00eb jetoj kurr\u00eb m\u00eb nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n<strong>Guvernatori:<\/strong> Cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja at\u00ebher\u00eb?<br \/>\n<strong>Gruaja:<\/strong> Jam gati t\u00eb ekzekutohem, por jo t\u00eb jetoj me t\u00eb.<br \/>\n<strong>Guvernatori:<\/strong> At\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb aplikosh p\u00ebr khula (divorc q\u00eb iniciohet nga gruaja).<br \/>\n<strong>Gruaja<\/strong>: Nuk dua ta b\u00ebj at\u00eb sepse n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai do t\u00eb marr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb do.<\/p><\/blockquote>\n<p>Guvernatori Sarhadi thot\u00eb se Tuba, jo emri i saj i v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb martes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPyete veten: \u2018Kush do t\u00eb martohej me mua pasi t\u00eb divorcohem?\u2019\u201d, thot\u00eb Sarhadi. \u201cDo t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh shum\u00eb kompromise ose do t\u00eb humbas\u00ebsh dinjitetin dhe nderin t\u00ebnd.\u201d<br \/>\n\u201cZoti Guvernator, nderi dhe dinjiteti im tashm\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrruar\u201d, p\u00ebrgjigjet ajo.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i saj d\u00ebgjon, duke pritur radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur.<\/p>\n<p>Sipas Sheriatit, nj\u00eb grua q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj t\u00eb pranoj\u00eb divorcin mund t\u00eb duhet t\u2019i kthej\u00eb atij nj\u00eb pjes\u00eb ose t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn e parave q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e martes\u00ebs. Shpesh arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje financiare. Por bashk\u00ebshorti i k\u00ebsaj gruaje thot\u00eb se d\u00ebshiron kat\u00ebrfishin e shum\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn familja e saj refuzon ta paguaj\u00eb.<\/p>\n<p>Guvernatori thot\u00eb se gruas duhet t\u2019i jepet dhoma e saj. Ai shton se zyrtar\u00ebt do ta paralajm\u00ebrojn\u00eb burrin q\u00eb t\u00eb mos e rrah\u00eb \u2013 \u201cp\u00ebrndryshe do t\u00eb burgosej\u201d.<\/p>\n<p>E pak\u00ebnaqur, babai i Tub\u00ebs i thot\u00eb m\u00eb von\u00eb BBC-s\u00eb se familja do ta ndjek\u00eb divorcin p\u00ebrmes gjykatave, edhe pse, sipas sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb taleban\u00ebve, p\u00ebr nj\u00eb grua \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb divorcohet pa p\u00eblqimin e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Sarhadi ishte komandant ushtarak gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb taleban\u00ebve n\u00eb vitet 1990. Ai ishte mes mij\u00ebra kryengrit\u00ebsve q\u00eb u dor\u00ebzuan n\u00eb fund t\u00eb vitit 2001, nd\u00ebrsa nj\u00eb koalicion i udh\u00ebhequr nga SHBA-ja rr\u00ebzoi grupin.<\/p>\n<p>Ai u mbajt p\u00ebr disa vite n\u00eb paraburgim nga SHBA-ja n\u00eb Guantanamo Bay, por p\u00ebrfundimisht u lirua.<\/p>\n<p>Kur taleban\u00ebt rimor\u00ebn pushtetin, ai u b\u00eb guvernator, fillimisht n\u00eb provinc\u00ebn e Bamiyanit dhe m\u00eb pas, kur e takuam n\u00eb fund t\u00eb qershorit, n\u00eb qytetin Sheberghan n\u00eb provinc\u00ebn Jawzjan. Koh\u00ebt e fundit ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00ebvend\u00ebskomandant i nj\u00eb korpusi ushtarak n\u00eb provinc\u00ebn veriore t\u00eb Kunduzit.<\/p>\n<p>Duke trokitur n\u00eb nj\u00eb celular t\u00eb vjet\u00ebr me ekran t\u00eb vog\u00ebl, ai thot\u00eb se nj\u00eb ndalim i koh\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr telefonat inteligjent\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt i ka ngadal\u00ebsuar gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb par\u00eb mund t\u00eb d\u00ebrgoje nj\u00eb mesazh t\u00eb shpejt\u00eb\u2026 t\u00eb d\u00ebrgoje dokumente dhe t\u00eb merrje shpejt nj\u00eb p\u00ebrgjigje.\u201d N\u00ebse thot\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ndalimin, \u201cdo t\u00eb shkaktoj\u00eb probleme\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Por n\u00eb aspekte t\u00eb tjera, bot\u00ebkuptimi i tij duket kryesisht i pandryshuar nga pozicioni i taleban\u00ebve 25 vjet m\u00eb par\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ai ishte komandant ushtarak n\u00eb Bamiyan, ku taleban\u00ebt hodh\u00ebn n\u00eb er\u00eb statujat gjigante dhe t\u00eb lashta t\u00eb Bud\u00ebs, duke shkaktuar tronditje dhe d\u00ebnim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Fillimisht ai p\u00ebrpiqet t\u2019u shmanget pyetjeve tona p\u00ebr vendin arkeologjik, por m\u00eb n\u00eb fund thot\u00eb: \u201cE shkat\u00ebrrova me duart e mia.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00ebdo q\u00eb b\u00ebm\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet dhe ligjin e Zotit\u2026 Ne i thyejm\u00eb idhujt n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i shesim. Pse duhet t\u00eb pendohem? Ishte vullneti i Zotit.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kryeqytetin Kabul, takojm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb taleban\u00ebve, e cila e ka z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb dhunshme me nj\u00eb rol n\u00eb administrat\u00ebn qeveris\u00ebse.<br \/>\nHabibullah Badr na \u00e7on n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb blinduar.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se m\u00eb par\u00eb ishte \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr operacionet e sulmuesve vet\u00ebvras\u00ebs\u201d n\u00eb Kabul.<br \/>\n\u201cI njoh shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt dhe rrugicat\u2026 kishim t\u00eb gjith\u00eb informacionin q\u00eb na duhej p\u00ebr Kabulin dhe rrugicat e tij\u201d, thot\u00eb ai. \u201cKishte zona p\u00ebr t\u00eb cilat nevojitej nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb planifikuar.\u201d<\/p>\n<p>Sulmet vet\u00ebvras\u00ebse t\u00eb taleban\u00ebve vran\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz n\u00eb Afganistan, p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb civil\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Badr tregohet i kujdessh\u00ebm kur diskuton t\u00eb kaluar\u00ebn e tij, nga frika se kjo do t\u2019i \u201cm\u00ebrzis\u00eb njer\u00ebzit\u201d dhe mund t\u00eb \u201crihap\u00eb plag\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Kur pyetet p\u00ebr vdekjet e civil\u00ebve, ai thot\u00eb se taleban\u00ebt sh\u00ebnjestronin autokolonat amerikane dhe se civil\u00ebve u k\u00ebrkohej t\u00eb q\u00ebndronin larg bazave t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqem ta pyes p\u00ebr sulme specifike q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb zona civile, ai i shmanget pyetjes.<\/p>\n<p>Aktualisht po shk\u00ebputet p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga detyrat zyrtare p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor, por m\u00eb par\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i burgjeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin \u2013 dhe drejtonte pik\u00ebrisht burgun ku ai vet\u00eb ishte mbajtur n\u00eb pritje t\u00eb ekzekutimit n\u00ebn qeverin\u00eb e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Badr na fton ta shoq\u00ebrojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje fisnore, ku kreu i nj\u00eb fondacioni bamir\u00ebsie do ta nderoj\u00eb me nj\u00eb medalje. Por gj\u00ebrat marrin nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb papritur.<\/p>\n<p>\u201cZoti Badr \u00ebsht\u00eb krenari p\u00ebr Afganistanin dhe nj\u00eb luft\u00ebtar i madh\u201d, thot\u00eb Sultan Mohammad Talaee. \u201cPor kam edhe nj\u00eb ankes\u00eb. N\u00ebse shkollat dhe arsimi do t\u00eb ishin t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, do t\u00eb ishte nj\u00eb vep\u00ebr e madhe p\u00ebr Afganistanin. Shpresoj q\u00eb kjo t\u00eb mos ju ofendoj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pasojn\u00eb disa \u00e7aste heshtjeje t\u00eb sikletshme, nd\u00ebrsa audienca e tij nuk di si t\u00eb reagoj\u00eb. Mikrofoni i Talaee-s hiqet menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ai i thot\u00eb BBC-s\u00eb: \u201cK\u00ebrkova q\u00eb shkollat e vajzave t\u00eb rihapen\u2026 k\u00ebrkimi i dijes \u00ebsht\u00eb detyrim si p\u00ebr burrat, ashtu edhe p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb Islam.\u201d<br \/>\nAi shton: \u201cKishte edhe gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb doja t\u00eb thosha, por nuk m\u00eb lan\u00eb t\u00eb flisja m\u00eb gjat\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Shpesh, ata q\u00eb flasin hapur p\u00ebrballen me pasoja shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Grat\u00eb na treguan p\u00ebr d\u00ebshp\u00ebrimin e thell\u00eb q\u00eb ndienin p\u00ebr \u00ebndrrat e shkat\u00ebrruara nga kufizimet mbi arsimin, si dhe p\u00ebr shoqet e tyre t\u00eb burgosura p\u00ebr shkak se kishin protestuar.<\/p>\n<p>Shumica e gazetar\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt fol\u00ebm than\u00eb se ishin thirrur ose marr\u00eb n\u00eb pyetje nga organizata e inteligjenc\u00ebs s\u00eb taleban\u00ebve, Estikhbaraat.<\/p>\n<p>BBC-ja ia paraqiti disa prej k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb qeveris\u00eb talebane, i njohur si Zabihullah Mujahid.<\/p>\n<p>Ai ka qen\u00eb nj\u00eb nga fytyrat publike t\u00eb qeveris\u00eb talebane q\u00eb prej vitit 2021. Ai vazhdon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb pseudonimin me t\u00eb cilin njihej prej vitesh gjat\u00eb kryengritjes, por na tha se emri i tij i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb Tahir Shah Seddiqi, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb publikisht p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr luksoze shtypi, t\u00eb financuar nga amerikan\u00ebt p\u00ebr qeverin\u00eb e m\u00ebparshme, e pyesim p\u00ebr konferenc\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr shtyp q\u00eb ai zhvilloi aty, dy dit\u00eb pasi taleban\u00ebt mor\u00ebn kontrollin e vendit.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, ai i tha bot\u00ebs se qeveria talebane do t\u2019i lejonte grat\u00eb t\u00eb punonin dhe t\u00eb studionin \u201cbrenda kornizave tona\u201d dhe se ato do t\u00eb ishin \u201cshum\u00eb aktive\u201d n\u00eb shoq\u00ebri. Pse nuk e mbajt\u00ebn fjal\u00ebn?<\/p>\n<p>\u201cNe jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb grave, liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe gj\u00ebrave t\u00eb tjera brenda Sheriatit\u201d, p\u00ebrgjigjet ai. \u201cNe duhet ta shohim gjith\u00e7ka p\u00ebrmes k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb Sheriatit.\u201d<\/p>\n<p>Lejimi i grave t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb zyra si e tija \u201cdo t\u00eb \u00e7onte n\u00eb imoralitet\u201d dhe \u201cdinjiteti i tyre do t\u00eb cenohej\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e arsimimit t\u00eb grave \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb diskutim\u2026 ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb bazuar n\u00eb Sheriat p\u00ebr t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kur pyetet p\u00ebr goditjen e taleban\u00ebve ndaj liris\u00eb s\u00eb medias, ai thot\u00eb: \u201cN\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri si Afganistani kemi kufizimet tona. Nuk mund t\u2019i lejojm\u00eb mediat t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00ebdo propagande q\u00eb duan\u2026 ato nuk mund t\u00eb transmetojn\u00eb kund\u00ebr ligjeve dhe riteve islame.\u201d<\/p>\n<p>Qeveria talebane ndodhet n\u00eb Kabul, por Mujahid kalon shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb qytetin jugor t\u00eb Kandaharit, bastioni i taleban\u00ebve, t\u00eb cilin disa tashm\u00eb e konsiderojn\u00eb kryeqytetin de facto.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb takojm\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin suprem t\u00eb taleban\u00ebve, Hibatullah Akhundzada, i cili \u00ebsht\u00eb me baz\u00eb atje. Ai shfaqet rrall\u00eb n\u00eb publik dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mediat \u2013 na thuhet se p\u00ebr momentin kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Kufizimet jan\u00eb shtr\u00ebnguar n\u00eb Kandahar q\u00eb nga vizita ime e fundit dy vjet m\u00eb par\u00eb. Tani burrat duhet t\u00eb ken\u00eb mjek\u00ebr. Radiot nuk lejohen t\u00eb luajn\u00eb muzik\u00eb ose t\u00eb transmetojn\u00eb z\u00ebrat e grave dhe ne nuk u lejuam t\u00eb filmonim n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Dy or\u00eb larg me makin\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve me pluhur, disa nga ish-luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb grupit i treguan BBC-s\u00eb rrjetin e vjet\u00ebr sekret t\u00eb shpellave t\u00eb kryengrit\u00ebsve.<\/p>\n<p>Abid Lalai, nj\u00eb ish-luft\u00ebtar q\u00eb tani sh\u00ebrben n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kontrolli si pjes\u00eb e nj\u00eb force sigurie n\u00ebn ministrin\u00eb e brendshme, na tregon vrimat nga t\u00eb cilat q\u00ebllonte dhe vendet ku mbante Kuranin dhe varte pushk\u00ebt AK-47.<\/p>\n<p>Eprori i tij, Abdul Samad, na tregon nj\u00eb varrez\u00eb pa shenja, duke th\u00ebn\u00eb se babai i tij \u00ebsht\u00eb varrosur k\u00ebtu, pasi u vra duke luftuar p\u00ebr taleban\u00ebt.<\/p>\n<p>Zona \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb varfrat n\u00eb nj\u00eb vend ku OKB-ja thot\u00eb se tre n\u00eb kat\u00ebr njer\u00ebz nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb sigurojn\u00eb nevojat e tyre baz\u00eb. Samad thot\u00eb se popullsia vendase ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr uj\u00eb, rrug\u00eb dhe klinika.<\/p>\n<p>\u201cZyrtar\u00ebt e Emiratit [taleban] nuk na kan\u00eb harruar\u201d, thot\u00eb Samad. Ai thot\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb me prioritete t\u00eb tjera. \u201cNe kemi shpres\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kujdesen p\u00ebr ne.\u201d<\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet pasi taleban\u00ebt nis\u00ebn periudh\u00ebn e tyre t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb pushtet, varf\u00ebria, papun\u00ebsia dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebria ekonomike mbeten shqet\u00ebsime urgjente.<\/p>\n<p>Figurat e taleban\u00ebve me t\u00eb cilat fol\u00ebm than\u00eb se po punonin p\u00ebr t\u2019i trajtuar k\u00ebto probleme, por takuam edhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb besojn\u00eb se vet\u00eb grupi \u00ebsht\u00eb problemi kryesor i vendit.<\/p>\n<p>\u201cJam pa fjal\u00eb se si nj\u00eb grup q\u00eb nuk ka asnj\u00eb kuptim p\u00ebr jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb papritur n\u00eb pushtet\u201d, thot\u00eb Hoda \u2013 jo emri i saj i v\u00ebrtet\u00eb \u2013 nj\u00eb grua q\u00eb protestoi n\u00eb rrug\u00eb kur taleban\u00ebt u kthyen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cGrat\u00eb nuk mund ta pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\u201d, i thot\u00eb ajo BBC-s\u00eb. \u201cAta mund t\u2019i shtojn\u00eb kufizimet, por kjo nuk do t\u00eb zgjas\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se taleban\u00ebt kan\u00eb frik\u00eb nga grat\u00eb e arsimuara\u201d, shton ajo. \u201cPrandaj i kufizojn\u00eb grat\u00eb. Ata duan gra t\u00eb paarsimuara q\u00eb t\u00eb mos mund t\u00eb rrisin burra t\u00eb men\u00e7ur. Sepse kjo do t\u2019i jepte fund taleban\u00ebve.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BBC Guvernatori Abdullah Sarhadi i jep para p\u00ebr trajtimin e krahut t\u00eb thyer t\u00eb nj\u00eb djali dhe shp\u00ebrndan fonde p\u00ebr nj\u00eb xhami lokale \u2013 m\u00eb pas, n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb veri t\u00eb Afganistanit, zhvillohet nj\u00eb bised\u00eb befasuese. Nj\u00eb grua e re i thot\u00eb ish-komandantit taleban me mjek\u00ebr t\u00eb thinjur se d\u00ebshiron t\u00eb divorcohet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":2208,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[63,55,6,59],"tags":[],"class_list":["post-2206","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota","category-kryesore","category-lajme","category-speciale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2206"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2206\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2209,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2206\/revisions\/2209"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2208"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}