{"id":2038,"date":"2026-08-19T20:47:47","date_gmt":"2026-08-19T19:47:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.news24.al\/?p=2038"},"modified":"2026-08-20T11:30:43","modified_gmt":"2026-08-20T10:30:43","slug":"analiza-e-rel-cfare-ndodh-nese-kosova-mbetet-pa-president-pas-4-tetorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.news24.al\/analiza-e-rel-cfare-ndodh-nese-kosova-mbetet-pa-president-pas-4-tetorit\/","title":{"rendered":"Analiza e REL: \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?"},"content":{"rendered":"<p>Albulena Haxhiu, si kryeparlamentare e legjislatur\u00ebs s\u00eb dhjet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, filloi ta ushtronte detyr\u00ebn e presidentes m\u00eb 4 prill, kur Vjosa Osmanit i mbaroi mandati pes\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb krye t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Si rezultat i mosarritjes s\u00eb nj\u00eb konsensusi mes partive politike parlamentare p\u00ebr emrin e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, vendi shkoi n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>Kuvendi i dal\u00eb nga votimet e 7 qershorit ka mbetur pa u konstituuar, me gjith\u00eb kalimin e afatit kushtetues p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb till\u00eb, teksa subjektet politike duken ende larg nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb n\u00ebse kreu i ri i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk zgjidhet deri m\u00eb 4 tetor? Kush do t\u00eb udh\u00ebhiqte me Kosov\u00ebn pas k\u00ebsaj date?<\/p>\n<p>Interpretimet jan\u00eb t\u00eb ndryshme, e nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb nga akti m\u00eb i lart\u00eb juridik n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 Kushtetuta.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebs t\u00eb zhvillimeve politike e juridike n\u00eb Kosov\u00eb konsiderojn\u00eb se nuk ka baz\u00eb kushtetuese q\u00eb vendi t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb presidentit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb periudh\u00ebs gjasht\u00ebmujore.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje \u2013 parti e cila i fitoi zgjedhjet e fundit \u2013 vler\u00ebsojn\u00eb se postin do t\u00eb mund ta ushtronte kryetari i ri i Kuvendit, deri n\u00eb zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Eugen Cakolli, hulumtues n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI), thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se periudha gjasht\u00ebmujore p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit p\u00ebrb\u00ebn afat absolut, dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb asnj\u00eb skenar.<\/p>\n<p>Moszgjedhja e presidentit t\u00eb ri, deri m\u00eb 4 tetor, sipas Cakollit, p\u00ebrb\u00ebn skenarin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm kushtetues me t\u00eb cilin mund t\u00eb ballafaqohet Kosova.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, vendi do t\u00eb hynte n\u00eb nj\u00eb terren kushtetues, i cili, p\u00ebrve\u00e7se do t\u00eb ishte serioz dhe i rreziksh\u00ebm, do t\u00eb duhej medoemos t\u00eb kishte parashtres\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Melos Kolshi, hulumtues ligjor n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se pas 4 tetorit, \u00e7do vazhdim i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit do t\u00eb ishte pa baz\u00eb kushtetuese, dhe do t\u00eb cenonte seriozisht rendin kushtetues.<\/p>\n<p>Ai konsideron se mungesa e presidentit me mandat kushtetues nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje formale \u2013 duke theksuar rolin q\u00eb presidenti e ka n\u00eb funksionimin dhe n\u00eb formimin e institucioneve, n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e vendit, n\u00eb sigurin\u00eb dhe mbrojtjen, dhe n\u00eb procedurat e tjera q\u00eb Kushtetuta ia rezervon kreut t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e nj\u00eb personi q\u00eb ka baz\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u2019i ushtruar k\u00ebto kompetenca do ta vendoste vendin p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb re institucionale dhe kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kushtetuta nuk ofron nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb qart\u00eb zgjidhjeje\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>LVV: Ushtrues t\u00eb ri t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit deri n\u00eb zgjedhjen e tij<\/strong><br \/>\nSituata shihet ndryshe n\u00eb LVV.<\/p>\n<p>Deputeti i LVV-s\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, Adnan Rrustemi, thot\u00eb se pozita e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit \u00ebsht\u00eb e varur nga pozita e kryetarit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Sipas tij, pas zgjedhjes, kryetari i ri i Kuvendit nis ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit deri n\u00eb zgjedhjen e presidentit. Afati prej gjasht\u00eb muajsh, i p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta, nis t\u00eb rrjedh\u00eb nga fillimi, me zgjedhjen e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen, por edhe n\u00eb funksionin e Kushtetut\u00ebs, q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb vazhdim\u00ebsi institucionale. Asnj\u00ebher\u00eb, e p\u00ebr asnj\u00eb arsye, vendi nuk mund t\u00eb mbetet pa president apo pa ushtrues detyre t\u00eb presidentit. Vakum institucional nuk mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb\u201d, deklaron Rrustemi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Cakolli nga KDI thot\u00eb se interpretimi q\u00eb afati gjasht\u00ebmujor automatikisht rip\u00ebrt\u00ebrihet me zgjedhjen e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit nuk q\u00ebndron n\u00eb aspektin kushtetues.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se kjo do t\u00eb ishte edhe e rrezikshme, pasi do t\u00eb relativizohej r\u00ebnd\u00ebsia e zgjedhjes s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhnim nj\u00eb kryetar Kuvendi, kurdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb skadimit t\u00eb afatit gjasht\u00ebmujor, do t\u00eb kishim vet\u00ebm ushtrues detyre t\u00eb presidentit n\u00eb vazhdim\u00ebsi, e q\u00eb, si e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ideja e as q\u00ebllimi pse ekzistojn\u00eb dispozitat kushtetuese n\u00eb fjal\u00eb\u201d, thot\u00eb Cakolli.<\/p>\n<p>Sipas Kolshit nga IKD, afatet kushtetuese nuk mund t\u00eb trajtohen si afate orientuese, nd\u00ebrsa Kuvendi nuk mund ta normalizoj\u00eb vendimmarrjen jasht\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse, megjithat\u00eb, arrihet n\u00eb situat\u00ebn kur p\u00ebrfundon afati gjasht\u00ebmujor, nd\u00ebrsa presidenti i ri nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb paqart\u00ebsi serioze\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr presidentin, LVV-ja nuk ka propozuar kandidatin e saj p\u00ebr kryetar t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit, duke l\u00ebn\u00eb pezull konstituimin e legjislatur\u00ebs s\u00eb 11-t\u00eb, q\u00eb do t\u2019i hapte rrug\u00eb edhe formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Mungesa eventuale e nj\u00eb presidenti t\u00eb zgjedhur pas 4 tetorit, sipas Cakollit, do t\u00eb pamund\u00ebsonte shum\u00eb procedura q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se vendi do t\u00eb mbetej pa komandant suprem t\u00eb ushtris\u00eb, e pa organin q\u00eb balancon pushtetet, Cakolli thot\u00eb se \u201cnuk do t\u00eb kishim instanc\u00eb as p\u00ebr ta dekretuar mandatarin e ri p\u00ebr pozit\u00ebn e kryeministrit, e aq m\u00eb pak q\u00eb t\u00eb merren veprime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me, ta z\u00ebm\u00eb, \u00e7\u00ebshtjen e shpalljes s\u00eb zgjedhjeve eventuale e t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb debat \u00ebsht\u00eb ngritur edhe \u00e7\u00ebshtja e afatit 60-ditor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, i cili nis vet\u00ebm pas konstituimit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, tha p\u00ebr mediat se brenda k\u00ebsaj periudhe partit\u00eb duhet \u201ct\u00eb gjejn\u00eb kandidatin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit e ka krijuar nj\u00eb problem t\u00eb dyfisht\u00eb me afatet kushtetuese: \u201cSa m\u00eb shum\u00eb vonohet konstituimi, aq m\u00eb shum\u00eb ky afat [60-ditor] shtyhet p\u00ebrtej 4 tetorit, kur p\u00ebrfundon afati gjasht\u00ebmujor i ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, vonesa ia shkurton Kuvendit koh\u00ebn q\u00eb e ka n\u00eb dispozicion p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e presidentit para p\u00ebrfundimit t\u00eb periudh\u00ebs gjasht\u00ebmujore gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb presidentit t\u00eb zgjedhur mund t\u00eb ket\u00eb ushtrues detyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse presidenti nuk zgjidhet dhe konsumohet edhe afati 60-ditor, krijohet nj\u00eb problem edhe m\u00eb serioz sa i p\u00ebrket ushtrimit t\u00eb kompetenc\u00ebs p\u00ebr caktimin potencial t\u00eb zgjedhjeve, n\u00ebse nd\u00ebrkoh\u00eb ka p\u00ebrfunduar edhe afati kushtetues i ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit\u201d, thot\u00eb Cakolli.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga vonesa. Kemi dy afate kushtetuese q\u00eb tashm\u00eb nuk ecin m\u00eb paralelisht dhe, n\u00eb skenarin e d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit, mund ta \u00e7ojn\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kushtetuta nuk ofron nj\u00eb zgjidhje\u201d, paralajm\u00ebron ai.<\/p>\n<p>Kolshi, nd\u00ebrkaq, thot\u00eb se \u201cafati maksimal gjasht\u00ebmujor p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit \u00ebsht\u00eb afat i ve\u00e7ant\u00eb, dhe nuk lidhet me afatin 60-ditor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPra, fillimi eventual i afatit 60-ditor nuk e zgjat dhe as nuk e pezullon afatin gjasht\u00ebmujor t\u00eb ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p><strong>Cila do t\u00eb ishte zgjidhja?<\/strong><br \/>\nSipas IKD-s\u00eb dhe KDI-s\u00eb zgjidhja p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se s\u00eb paku dhjet\u00eb deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, me kalimin e 4 tetorit, do t\u00eb duhej t\u00eb k\u00ebrkonin nga Kushtetuesja q\u00eb, s\u00eb pari, t\u00eb vendoste mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, dhe, s\u00eb dyti, t\u00eb konstatonte se cili \u00ebsht\u00eb efekti juridik i prodhuar nga d\u00ebshtimi i Kuvendit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin para skadimit t\u00eb afatit gjasht\u00ebmujor t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPastaj i mbetet Gjykat\u00ebs q\u00eb, qoft\u00eb bazuar n\u00eb dokumentet p\u00ebrgatitore t\u00eb Kushtetut\u00ebs, apo edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb opinioneve q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb nga vendet e tjera, t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh tutje: a vijon kryetari i Kuvendit, apo ka ndonj\u00eb instanc\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb do ta marr\u00eb at\u00eb pozit\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i pasojave kushtetuese dhe i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, edhe sipas Kolshit, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte \u00e7\u00ebshtja ky\u00e7 q\u00eb do t\u00eb definohej nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, zgjidhja duhet t\u00eb k\u00ebrkohet, para s\u00eb gjithash, brenda afateve ekzistuese kushtetuese, p\u00ebrmes zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri. Lejimi q\u00eb k\u00ebto afate t\u00eb kalojn\u00eb, pa zgjedhjen e presidentit, do ta fuste Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb territor kushtetues t\u00eb paparashikuar, ku vazhdimi i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebrtej kufirit gjasht\u00ebmujor, nuk mund t\u00eb justifikohet pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Rrustemit t\u00eb LVV-s\u00eb, zgjidhja \u00ebsht\u00eb zgjedhja e presidentit t\u00eb ri, p\u00ebr t\u00eb cilin, thot\u00eb ai, duhet t\u00eb ket\u00eb dialog e marr\u00ebveshje politike.<\/p>\n<p>Lidhur me mandatin e ushtrueses s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit dhe veprimet q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri deri m\u00eb 4 tetor, Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti edhe n\u00eb Zyr\u00ebn e Presidentit, por nuk mori p\u00ebrgjigje deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, presidenti zgjidhet nga Kuvendi, me votim t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhja b\u00ebhet me dy t\u00eb tretat e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, apo me 80 vota nga 120 deputet\u00ebt sa ka gjithsej Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i zgjedhjes s\u00eb presidentit mund t\u00eb organizohet deri n\u00eb tri votime. N\u00ebse as n\u00eb rundin e tret\u00eb \u2013 kur k\u00ebrkohen 61 vota nga t\u00eb pakt\u00ebn 80 deputet\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb \u2013 asnj\u00ebri nga kandidat\u00ebt nuk i merr votat e nevojshme, Kuvendi shp\u00ebrndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albulena Haxhiu, si kryeparlamentare e legjislatur\u00ebs s\u00eb dhjet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, filloi ta ushtronte detyr\u00ebn e presidentes m\u00eb 4 prill, kur Vjosa Osmanit i mbaroi mandati pes\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb krye t\u00eb shtetit. Si rezultat i mosarritjes s\u00eb nj\u00eb konsensusi mes partive politike parlamentare p\u00ebr emrin e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, vendi shkoi n\u00eb zgjedhje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":2039,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_et_pb_use_builder":"","_et_pb_old_content":"","_et_gb_content_width":"","footnotes":""},"categories":[65,59],"tags":[],"class_list":["post-2038","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni","category-speciale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2038","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2038"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2038\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2040,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2038\/revisions\/2040"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.news24.al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}