Home > COVID19

Studimi/ Mpiksjet e gjakut pas marrjes së AstraZeneca janë më të zakonshme te gratë

Studimi/ Mpiksjet e gjakut pas marrjes së AstraZeneca janë më

Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Kujdesit Shëndetësor Britanik (MHRA) njoftoi sot se ka disa prova që mpiksjet e pazakonta të gjakut të lidhura me vaksinën kundër COVID-19 AstraZeneca ndodhin më shumë te gratë sesa te burrat, duke shtuar se ndryshimi në incidencë është i vogël.

Më herët, zyrtarët britanikë vetëm thanë se incidenca e mpiksjes kishte të bënte me moshën dhe se lidhja me shfaqjen e një gjinie të caktuar nuk ishte përcaktuar, duke theksuar se më shumë gra sesa burra ishin vaksinuar, raporton Reuters.

Tani ka disa prova që është raportuar një shkallë e incidencës më e lartë te gratë krahasuar me burrat, megjithëse kjo nuk vërehet në të gjitha grup-moshat dhe ndryshimi është i vogël, tha MHRA.

Më parë është raportuar se ka një incidencë më të lartë të mpiksjes së gjakut pas imunizimit me vaksinën AstraZeneca te të rinjtë.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë rekomanduar që vetëm personat e moshuar të vaksinohen me AstraZeneca.

News24 Livestream