Home > COVID19

Spanja i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për shkak të Covid-19

Spanja i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur

Spanja ka hequr një gjendje të jashtëzakonshme që ishte në fuqi që nga tetori për të luftuar pandeminë, duke lejuar që spanjollët të udhëtojnë midis rajoneve për herë të parë në disa muaj.

“Është sikur të ishte festa e Vitit të Ri”, tha 28-vjeçari Oriol Corbella në Barcelonë, ku heqja e orës policore u prit me thirrje, duartrokitje dhe muzikë.

“Ne jemi duke iu kthyer pak normalitetit, por duhet të kemi parasysh që virusi është ende përreth”, shtoi ai.

Ndërsa Argentina Enriquez, një studente 37-vjeçare meksikane, tha se ajo po priste me padurim të shkonte në fshat për të shijuar Barbecues me miqtë, për të luajtur kitarë dhe për të ecur.

“Vetëm të qenit bashkë… shumë emocionuese”, tha ajo.

Por, sipas mediave të huaja, megjithëse masa e urgjencës, e cila skadoi në mesnatë do të çojë në më shumë liri, ajo është një “dhimbje koke” për 17 qeveritë rajonale të vendit, përgjegjëse për kujdesin shëndetësor.

Kjo pasi që gjendja e jashtëzakonshme u siguroi atyre një kornizë ligjore për të imponuar masa – të tilla si ora e ndalimit të natës ose ndalimi i udhëtimit jo-thelbësor midis rajoneve – që kufizojnë liritë.

Me përjashtim të disa ditëve të Krishtlindjes kur u hoqën kufizimet, njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në rajone të tjera, të shkojnë me pushime ose të shohin familjen.

Të dekurajuar nga rritja e infeksioneve pas Krishtlindjes, autoritetet nuk i liruan kufizimet e brendshme të udhëtimit gjatë javës së Pashkëve, normalisht një periudhë piku udhëtimi në Spanjë.

Por ajo që zemëroi vërtet spanjollët ishte fakti që turistët e huaj ishin në gjendje të gjendeshin në vend me pushime ndërsa ata ishin të ndaluar të udhëtonin në plazh ose të vizitonin të dashurit e tyre.

Sidoqoftë, ndërsa ndalimet e udhëtimit brenda-rajonal kanë mbaruar, jo të gjitha kufizimet po lehtësohen në Spanjë, një nga kombet më të goditura të Evropës me gati 79,000 vdekje dhe 3.5 milionë infeksione me COVID-19. 

News24 Livestream