Home > COVID19

Sinopharm: Vaksina kineze merr miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Sinopharm: Vaksina kineze merr miratimin e Organizatës Botërore

Organizata Botërore e Shëndetësis (OBSH) ka dhënë miratimin e saj për vaksinën e COVID-19 të bërë nga kompania shtetërore kineze Sinopharm. Kjo është vaksina e parë e prodhuar nga një vend jo-perëndimor që merr mbështetjen e OBSH-së.

OBSH kishte aprovuar vetëm vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna. Por rregullatorë individualë të organizatës që punojnë në vende të varfra si, Afrika dhe Amerika Latine kanë miratuar vaksina të ndryshme kineze për përdorim emergjent, me shpresën që dozat e vaksinës do të ngadalësonin përhapjen e COVID-19.

Vaksina u është dhënë tani miliona njerëzve në Kinë. Edhe pse efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë i pasigurt, OBSH-ja konfirmoi që vaksina ishte " e sigurtë dhe efikase" dhe që vaksina e Sinopharm do të ndihmonte në COVID-19.

News24 Livestream