Home > COVID19

Shqipëria jo më zonë rreziku për Covid-19! Por si do udhëtohet drejt Gjermanisë dhe kush do lejohet? Ambasada jep detajet

Shqipëria jo më zonë rreziku për Covid-19! Por si do

Gjermania e nxjerr Shqipërinë nga lista e vendeve që mund të quhen zonë rreziku për Covid-19, nga dita e diel, 9 maj 2021.

Njoftimin e ka bërë ambasada gjermane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ndryshimin në vlerësimin e riskut për Shqipërinë e ka bërë Instituti Robert Koch.

Megjithatë, ky zhvillim thekson ambasada nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes në Gjermani.

Udhëtimet për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura.

“Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tëj të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm! “, thuhet në njoftim.

E rëndësishme: Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë ???

Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit ?

(https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

? E rëndësishme: Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tëj të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm! Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: ?? https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html

? Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

News24 Livestream