Home > COVID19

Shiste teste Covid false me vlerë 130 euro, arrestohet spanjolli

Shiste teste Covid false me vlerë 130 euro, arrestohet spanjolli

Një farmacist spanjoll i quajtur El Echido është arrestuar ditën e djeshme pasi ai shiste teste false të Covid-19, në mënyrë që klientët e tij të kishin mundësi të udhëtonin drejt Marokut.

El Echido 24-vjeç shiste në Spanjën Jugore, test Covidi fals, kundrejt pagesës 130 euro duke i dhënë mundësinë njerëzve që në këtë mënyrë të ktheheshin në atdheun e tyre, raporton Protothema. 

Farmacisti kishte edhe një agjensi udhëtimesh dhe shiste bileta ajrore duke ndihmuar te huajt edhe me bileta edhe me teste false.

Hetimi i policisë po vazhdon pasi i gjetën atij edhe një kuti analize false PCR.

News24 Livestream