Home > COVID19

Publikohen raportet ushtarake/ Kina kishte planifikuar të përdorte koronavirusin si armë kimike që nga viti 2015

Publikohen raportet ushtarake/ Kina kishte planifikuar të përdorte

Një shkencëtar nga ushtria kineze pretendon të ketë hetuar rreth kthimit të koronavirusit në armë pesë vite para se të shpërthente pandemia e Covid-19.

Ai ka thënë se po paramendohej që koronavirus të përdoret si armë biologjike në luftën e tretë botërore, shkruan në raportet mediatike që i referohen dokumenteve të siguruara nga qeveria e SHBA.

Lajmi u publikua së pari nga portali “The Australian”, duke marrë për bazë dokumentat që SHBA siguroi nga ushtria kineze, ku thuhej se komandantët kishin bërë një parashikim djallëzorë.

Zyrtarët amerikan mendohet të kenë marrë dokumentet e shkruara nga zyrtari i shëndetit publik të Kinës gjatë një hetimi rreth Covid-19.

Shkencëtarët kinez e kishin përshkruar serinë e Koronaviruseve SARS si “epoka e re e armëve gjenetike”.

Koronaviruset janë një familje e madhe e viruseve që disa prej tyre shkaktojnë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes tek njerëzit, duke filluar nga ftohjet e lehta e deri tek sindromat e rënda të frymëmarrjes. 

Ushtria kineze mesa duket kishte fantazuar se permes një sulmi biokimik sistemi shëndetësorë i armikut do të shkatërrohet.

Gjithashtu ka referenca nga koloneli i forcave ajrore të SHBA Michael J Ainscough që kishte parashikuar se lufta e tretë botërore mund të luftohet me armë biokimike. Dokumentet gjithashtu përfshinë pretendime se SARS që goditi kinën në vitin 2003 ka qenë një armë biokimike e bërë nga njerëzit e lëshuar në Kinë nga terroristët.

Ata kanë përshkruar në dokumenta se virusi mund të manipulohet artificialisht nga njerëzit në krijimin e viruseve të rënda që mund të përhapen në mënyra që nuk janë parë asnjëherë më parë.

Lista e dokumenteve nga ekspertët shëndetësorë më të mirë të Kinës do të publikohet në një libër që është në shkrim e sipër që tregon se nga ka ardhur COVD dhe është quajtur “Çfarë ndodhi me të vërtetë në Wuhan”. 

Kina raportoi rastet e para me Covid-19 në Wuhan në fund të vitit 2019 dhe që atë herë virusi vdekjeprurës është bërë pandemi duke prekur më shumë se 158 milionë persona dhe duke vrarë më shumë se 3.2 milionë njerëz globalisht.

Kina vazhdimisht ka mohuar se koronavirusi ka nisur në Kinë, dhe gjithashtu nuk ka lejuar hetime që të zbulohet prejardhja e virusit duke i detyruar shkencëtarët që morrën pjesë në këto hetime të nënshkruajnë dokumente që i ndalonte ata nga të folurit se çfarë kanë zbuluar.

Çfarë dyshohet deri më tani është se koronavirusi mund të ketë qenë një patogjen që ishte duke u përdorur për qëllime ushtarake, që u lirua aksidentalisht. Nëse kjo është ajo çfarë ka ndodhur, do të ishte në interesin më të mirë edhe të Kinës që të bashkëpunojnë, dhe të lejojnë hetimet.

18 autorët e këtyre dokumenteve janë shkencëtarë ushtarak dhe ekspert të armëve.

Robert Potter, një ekspert i sigurisë kibernetike ka thënë se deri më tani këto dokumente duket të jenë të vërteta, nuk janë të rreme.

Pra deri më tani ka akoma shumë pyetje të pa përgjigjura se a ishte me të vërtetë një virus i krijuar në laborator që u lëshua aksidentalisht në Wuhan. Kina është ditur të ketë ndërmarrë eksperimente të rrezikshme në Institutin e Virologjisë në Wuhan, i cili gjendet shumë afër marketit të peshkut Huanan, ku edhe u përhap për herë të parë koronavirusi.

Ndërsa këto akuza hidhen drejtë Kinës, mediat kineze kanë shkruar shumë artikuj rreth kësaj, duke thënë se shtetet e tjera janë duke u përpjekur të ia hedhin fajin Kinës për çfarë ka ndodhur si fushatë anti-kineze. 

News24 Livestream