Pandemia rrit vetëvrasjet, i pari vend në botë që emëron ministrin për Vetminë

U desh pandemia që në Japoni i gjithë kabineti qeveritar, me një krye Kryeministrin Yoshihide Suga, të krijonte një ministri për Vetminë.
Japonia, në përpjekje për të trajtuar rritjen e niveleve të vetëvrasjeve, për herë të parë në 11 vjet, për shkak të krizës së Covid-19, emëroi ministrin e parë për Vetminë.
Tetsushi Sakamoto mori pozicionin krijuar enkas më 12 shkurt dhe është gjithashtu përgjegjës për menaxhimin e nivelit të lindjeve në vend dhe forcimin e ekonomive, rajonale shkruan revista Class
Në konferencën e parë të shtypit, Sakamoto tha se Kryeministri Yoshihide Suga e emëroi atë për të administruar çështje kombëtare duke “përfshirë çështjen e rritjes së nivelit të vetëvrasjes së grave gjatë pandemisë”.
“Suga më udhëzoi të prezantoj një strategji gjithëpërfshirëse, duke u koordinuar me ministrinë përkatëse. Shpresoj të kryejmë aktivitete që parandalojnë vetminë, izolimin shoqëror dhe mbrojnë lidhjet midis njerëzve.”
Qeveria japoneze gjithashtu krijoi një “zyrë kundërmasash izolimi/vetmie” brenda kabinetit më 19 shkurt për çështje të tilla si vetëvrasja dhe varfëria e fëmijëve – të cilat, po ashtu, janë rritur gjatë pandemisë.
Pak javë më parë, Kryeministri Suga deklaroi se Japonia ka raportuar gati 880 vetëvrasje grash dhe vajzash vetëm në tetor - një rritje prej 70 për qind, krahasuar me tetorin e 2019-ës, sipas BBC.
Sipas ekspertit japonez të vetëvrasjeve, Michiko Ueda, "shumë gra nuk janë të martuara. Ato duhet të kujdesen për veten, por nuk kanë punë të përhershme. Pra, kur diçka e papritur ndodh, natyrisht, ato goditen më fort sesa kategoritë e tjera".
Artikuj të tjerë:
Flash News
17:01 / Kontejneri kishte disa ditë që qëndronte në Port
17:00 / Në kontejner u gjetën 140 kilogramë drogë e llojit kokainë
16:59 / Durrës, kokaina në kontejner ishte e ndarë në 200 pako
16:59 / Kontejneri kishte disa ditë që qëndronte në Port
16:59 / Detaje në reja nga bllokimi i kontejnerit në Portin e Durrësit
16:59 / Kontejneri ishte i ngarkuar me banane, vinte nga Ekuadori
16:59 / Durrës, kokaina u gjet e fshehur në tavanin e kontejnerit
16:59 / Kontejneri kishte disa ditë që qëndronte në Port
16:59 / Në kontejner u gjetën 140 kilogramë drogë e llojit kokainë
16:59 / Detaje në reja nga bllokimi i kontejnerit në Portin e Durrësit
16:59 / Detaje në reja nga bllokimi i kontejnerit në Portin e Durrësit
16:28 / Peti: Policia ka bërë hetime, unë s’kam lidhje me çështjen
16:28 / Erjon Peti: Kontejnerët skanohen, është procedurë
16:28 / Erjon Peti: Nuk kemi patur asnjëherë probleme
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit