Home > COVID19

Pandemia globale/ Mbi 153 milionë persona janë infektuar nga Covid-19! Numri i viktimave ka shkuar në…

Pandemia globale/ Mbi 153 milionë persona janë infektuar nga Covid-19!

Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 153 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në botë, nga të cilat më shumë se 19.5 milionë janë aktive, sipas të dhënave më të fundit nga faqja e internetit Worldometers.

Sipas faqes së internetit, 153.217.808 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me koronavirus deri më tani. Ndërsa  3.210.874 kanë humbur jetën.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë në numrin e pacientëve dhe vdekjeve me më shumë se 33 milionë infeksione dhe 590.733 vdekje.

Në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve është India me gati 20 milionë të infektuar dhe në vendin e tretë Brazili me mbi 14 milionë të infektuar, ndërsa vendet e tjera kanë më pak se gjashtë milionë raste të regjistruara të koronavirusit.

Sa i përket të vdekurve, Brazili është në vendin e dytë me 406.565 vdekje, dhe Meksika në vendin e tretë me 217.168 vdekje.

News24 Livestream