Home > COVID19

“Kina pa virus”, organizon në Wuhan festivalin pesë ditor

“Kina pa virus”, organizon në Wuhan festivalin pesë ditor

Vende si Brazili dhe India janë të goditura rëndë këto ditë nga vala e pandemisë, por edhe Europa po përjetojnë ende efektet e distancimit social, edh pse aty shifrat janë në rënie.  Krejt e kundërt situata në Wuhan të Kinës, qytetin prej nga ku u shfaq fillimisht coronavirus. Në saj të Festës kombëtare të Punës në qytetin që tanimë cilësohet pa Covid nga autoritetet, mijëra persona morën pjesë në festivalin dy-ditor të muzikës, që mban sonte mbrëmjen e fundit të tij.

Ndonëse u pa me skepticizëm në fillim nga frika e virusit, autoritetet dhanë më në fund dritën jeshile për organizimin e tij, dhe mjaft të rinj u mblodhën për të parë nga afër emrat me në zë të muzikës vendase. Nga spektatorët, u vu re që shumica nuk mbante as maska. Por ky nuk është festivali i vetëm që zhvillohet në Kinë. Në Pekin festimet zgjasin 5 ditë, aq sa edhe festa kombëtare. Vendi komunist duket se e ka lënë pas njëherë e përgjithmonë situatën pandemike, me raste të infektuarish që vijnë kryesisht nga jashtë. Dje u raportua për vetëm 16 të infektuar të rinj, por kjo nuk përbën shqetësim për autoritetet.

News24 Livestream