Home > COVID19

Kina arrin shifrën rekord prej 1 miliardë vaksinimesh kundër COVID-19

Kina arrin shifrën rekord prej 1 miliardë vaksinimesh kundër

Më shumë se 600 milionë qytetarë të Kinës kanë marrë të paktën njërën nga doza kundër koronavirusit, ndërsa vendi tani ka arritur edhe pragun e 1 miliard vaksinimeve gjithsej, si asnjë shtet në botë. Plani është që 40 për qind e 1,4 miliard banorëve të vaksinohen plotësisht para korrikut, dhe 70 për qind, brenda vitit.
Kina ka arritur një rekord vaksinimesh kundër Covidit-19, duke kryer mbi 1 miliard doza e duke u renditur para çdo shteti tjetër.

Rekordi u regjistrua të dielën, më pak se një muaj pasi vendi administroi 500 milionë doza.
Programi kombëtar i vaksinimit po ecën intensivisht, thonë autoritetet, me 10-20 milionë vaksinime të kryera në baza ditore.

Kina e nisi fushatën e imunizimit dhjetorin e kaluar dhe gjatë kësaj kohe ka përdorur dy vaksina kryesore: prodhimet e kompanisë farmaceutike “Sinopharm” që është pjesërisht shtetërore, dhe të firmës “Sinovac”.

Flash News

News24 Livestream