Home > COVID19

Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar, ja çfarë thotë OBSH në Shqipëri

Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar, ja çfarë

Një përgjigje negative e testit të COVID-19 nuk do të thotë se nuk jemi të infektuar, pasi asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë disa sqarime për qytetarët, duke i ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të mos vetëkënaqen nga një rezultat negativ i testit që kanë bërë kur kanë dyshime për koronavirusin.

“Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, thekson OBSH.

“Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!
?Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve
?Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit
?Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH.

Gjithashtu, theksohet se përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet.

? RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI.
? Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus NË TË SHKUARËN.

News24 Livestream