Home > COVID19

Kriza në Indi/ Nuk ka më mjaftueshëm vend për të djegur të vdekurit e COVID-19

Kriza në Indi/ Nuk ka më mjaftueshëm vend për të djegur

Zyrtarëve në Delhi u është kërkuar që të gjejnë më shumë vende për kremtimet e të vdekurve të COVID-19 pasi morgjet dhe krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuara nga masat e vdekjeve të COVID-19. Një valë e re e virusit po shkatërron Indinë, me më shumë se 386 mijë raste infektimesh në ditë dhe rreth 4,000 vdekje në ditë.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend ka arritur rreth 18 milionë. Edhe pse shtete si Franca dhe Amerika kanë deklaruar që do të dërgojnë ndihmë për të lehtësuar situatën kaotike në Indi, gjendja e pandemisë ka vazhduar të përkeqsohet për shkak të zgjedhjeve shtetërore që po ndodhin në këtë moment. 

Ndërkohë mjekët dhe oficerët e krematoriumeve kanë deklaruar që krematoriumet e vendit janë të mbingarkuara dhe që nuk ka më vend për të djegur trupat e viktimave të COVID-19. Ministri i shëndetësisë i Indisë, mbrojti qeverinë të Ejnten duke thënë se shkalla e fatalitetit në vend ishte më e ulëta në botë dhe se furnizimet me oksigjen ishin të përshtatshme. 

Diçka që tërhoqi kritika të shumta nga qytetarët dhe doktorët në Indi pasi spitalet tashmë po vuajnë për rezerva oksigjeni. Ekspertët paralajmërojnë që nëse India nuk fillon menjëherë një karantinim dhe izolim të rreptë vendi do ta gjejë veten në një situatë akoma më të keqe. 

News24 Livestream