Home > COVID19

Gjermania lehtëson masat për personat që janë vaksinuar kundër COVID-19

Gjermania lehtëson masat për personat që janë vaksinuar

Qeveria gjermane ka thënë se personat e vaksinuar ose që janë shëruar nga COVID-19, do të përjashtohen nga kufizimet e kontakteve dhe orarit të lëvizjes.

Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, ka thënë se këto dy grupe të njerëzve do të trajtohen njëjtë si personat që kanë rezultuar negativ. Kjo do të thotë se mund të shkojnë në vende të tilla si, sallonet e bukurisë pa u testuar paraprakisht, raporton AP.

Kabineti qeveritar i ka aprovuar ndryshimet. Shumë vende gjermane po planifikojnë të hapin turizmin në zonat ku shkalla e infektimit është nën 100 raste në javë në 100,000 banorë.

Mbi 8 për qind e popullsisë në Gjermani ka marrë dy doza të vaksinës, ndërsa 28.7 për qind një dozë.

News24 Livestream