Home > COVID19

Gjermania heq kufizimet për të gjithë njerëzit e vaksinuar

Gjermania heq kufizimet për të gjithë njerëzit e vaksinuar

Nga e Diela, të gjithë njerëzit që janë vaksinuar plotësisht dhe kanë fituar imunitet ndaj COVID-19 do të përjashtohen nga kufizimet që shteti gjerman ka vendosur. Banorët gjermanë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe tashmë konsiderohen imunë ndaj virusit, nuk do t"i nënshtrohen më bllokimeve të natës dhe kufizimeve me takimet me njerëzit. 

Njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi do të jenë në gjendje të shmangin kufizimet e vendosura nga shteti gjemran për takimet shoqërore. Sidoqoftë, atyre do t"u kërkohet ende t"u përmbahen masave të distancimit shoqëror, duke përfshirë mbajtjen në dyqane dhe në transportin publik. 

Deri më tani më shumë se 31% e popullsisë gjermane kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe rreth 8.8% janë vaksinuar plotësisht. Rregullat e reja mbi karantinimin dhe distancimin shoqëror vijnë pas një rënie në rastet ditore dhe javore të infektimeve të koronavirusit që i kanë dhënë qeverisë shpresë që situata është drejt përmirësimit. 

News24 Livestream