Home > COVID19

Emanuel Macron i bën thirrje Amerikës që të heqin sanksionet mbi eksportet e vaksinave

Emanuel Macron i bën thirrje Amerikës që të heqin sanksionet

Presidenti francez Emanuel Macron i ka bërë thirrje shteteve të bashkuara të Amerikës që të heqin dorë nga bllokimet mbi eksportin e vaksinave në mënyrë që të rrisin eksportin global. Fjalët e tij vijnë pas një mosmarrveshjeje midis Bashkimit Europian dhe  Amerikës për mënyrën e prodhimit të vaksinave. 

Aktualisht rreth 1.25 miliard doza janë administruar në tërë botën. Megjithatë, më pak se 1% u janë dhënë 29 vendeve më të varfra të botës, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Ndërkohë vendet e pasura në Europë po shpejtojnë procesin e vaksinimit. Deri më tani rreth 67% e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar është vaksinuar dhe Bashkimi Evropian nënshkroi një marrëeveshje për 900 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Sipas presidenti francez Emanuel Macron sanksionet amerikane kanë mbi eksportimin e vaksinave nëpër shtetet si India dhe Afrika e Jugut kanë shkaktuar probleme dhe rritje të infeksioneve në këto shtete. Sipas tij bashkëpunimi me këto shtete do të mund të shpejtonte procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave nëpër tërë botën.

News24 Livestream