Home > COVID19

CEO i BioNTech: Kur duhet të merrni dozën e tretë të vaksinës

CEO i BioNTech: Kur duhet të merrni dozën e tretë të

Ju me siguri e dini deri tani që vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna përbehen nga dy doza, ndërsa Johnson & Johnson është një vaksinë e përbërë nga vetëm një dozë, të paktën tani për tani. Duke parë që COVID po vepron si grip sezonal, ka shumë mundësi që ne të vaksinohemi kundër koronavirusit të ri për shumë vite në vazhdim.

Por, vaksina tjetër mund të vijë më shpejt sesa mund ta mendonim. Kohët e fundit, CEO i BioNTech parashikoi se kur ne do të kemi nevojë për dozën tjetër të vaksinës.

Sipas tij neve do të na duhet një dozë e tretë COVID 9 deri në 12 muaj pas kemi bërë dozën e parë të vaksinës së parë.

Ugur Sahin, CEO dhe bashkëthemelues i BioNTech (i cili bashkë-krijoi vaksinën Pfizer), zbuloi këtë javë për Associated Press se një dozë e tretë është e nevojshme për të marrë “mbrojtjen e vaksinës përsëri në pothuajse 100 për qind”.

Duke iu referuar studimeve nga Izraeli, Sahin vuri në dukje se efikasiteti për dozën e BioNTech-Pfizer ra pak nga 95 për qind në afërsisht 91 për qind pas gjashtë muajsh. Në mënyrë që të mbani njerëzit të mbrojtur, Sahin sugjeron që do t’ju duhet një dozë e tretë e vaksinës ndërmjet nëntë dhe 12 muajve pas dozës suaj të parë.

Në fillim të këtij muaji, Pfizer publikoi ??gjithashtu një studim mbi efikasitetin e vaksinës së saj pas gjashtë muajve. Studimi analizoi të dhënat e provave nga mbi 46,000 pjesëmarrës. Studiuesit zbuluan se vetëm 77 pjesëmarrës zhvilluan raste simptomatike të COVID pasi morën vaksinën, ndërsa 850 njerëzit e tjerë që morën një trajtim tjetër mjekësor u infektuan me COVID, duke provuar se ajo është ende shumë efektive edhe gjysmë viti më vonë.

CEO i Pfizer Albert Bourla tha se një dozë përforcuese ndoshta do të nevojitet një herë në vit.

“Ka shumë mundësi të duhet edhe një doze e tretë, diku midis gjashtë dhe 12 muajve pas dozës së parë”, vuri në dukje Bourla.

“Por e gjithë kjo mbetet ende për t’u konfirmuar”.

Pas marrjes së dozës së tretë, Sahin tha për AP, se ndoshta do të jetë e nevojshme të merret një dozë tjetër përforcuese çdo vit ose ndoshta çdo 18 muaj.

Sahin ngriti gjithashtu shqetësimet në lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër varianteve të reja COVID, duke thënë se Pfizer-BioNTech e testoi vaksinën ndaj më shumë se 24 mutacionesh. Pa dhënë të dhëna të sakta, Sahin tha se përgjigjja imune “ishte e mjaftueshme” ndaj këtyre varianteve, edhe nëse zbehet pak, raporton AP.

Ai gjithashtu dyshon se njerëzit e vaksinuar do të mbroheshin nga varianti i ri COVID në Indi, por një studim në këtë drejtim është ende duke u zhvilluar. “Varianti indian ka mutacione që ne i kemi hetuar edhe më parë dhe kundër të cilave vaksina jonë funksionon prandaj unë kam besim se ajo do të jetë efikase edhe në Indi”, përfundoi Sahin.

CEO i BioNTech tha gjithashtu se më shumë se gjysma e njerëzve në Shtetet e Bashkuara do të jenë vaksinuar deri në qershor.

Sahin tha gjithashtu për AP se “50 -60 për qind e popullsisë në Amerikë do ta ketë marrë vaksinën” deri në fund të qershorit, periudhë gjatë se cilës ai parashikon edhe rikthimin e disa kufizimeve. Sipas të dhënave nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), 98 milionë njerëz në SH.B.A. janë vaksinuar plotësisht. Kjo është rreth 40 për qind e popullsisë mbi moshën 18 vjeç.

CEO i BioNTech gjithashtu sugjeroi që Europa mund të arrijë imunitetin e tufës në korrik ose deri në gusht”, por duke qenë se vaksina ende nuk është miratuar për ata nën 16 ose 18 vjeç (në varësi të dozave), ai tha se fëmijët do të ishin akoma në rrezik .

News24 Livestream