Home > COVID19

Brazili nënshkruan marrëveshjen e re me Pfizer-in për 100 milionë doza vaksinash

Brazili nënshkruan marrëveshjen e re me Pfizer-in për 100

"Brazili pret të nënshkruajë një marrëveshjen të re me Pfizer në javën e ardhshme për 100 milion doza të tjera të vaksinës kundër COVID-19" tha të Premten një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili do të dyfishonte ofertën e prodhuesve të vaksinës në shtetin më të madh të Amerikës Latine në 2021. 

Rodrigo Cruz, sekretari ekzekutiv në ministri, u tha gazetarëve se kontrata është rënë dakord midis dy palëve dhe tani ajo thjesht duhet të nënshkruhet. Më parë këtë javë, Ministri i Shëndetësisë Marcelo Queiroga tha se 35 miliona nga këto vaksina do të dorëzohen në Tetor.

Situata pandemike ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për Brazilin i cili renditet në vend të tretë për rastet e infektimeve dhe në vend të katërt për vdekjet nëpër tërë botën. Për me tepër situata politike dhe ekonomike në Brazil ka vazhduar të përkeqsohet, pasi parlamenti brazilian aprovoi një investigim mbi kryeminitrin e vendit, Jair Bolsonaro për menaxhimin e tij të pandemisë. 

 

 

News24 Livestream