Home > COVID19

Bashkimi Evropian aprovon vaksinën Moderna për adoleshentët

Bashkimi Evropian aprovon vaksinën Moderna për adoleshentët

Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar vaksinën Moderna të COVID-19 edhe për fëmijët e moshës 12 deri 17 vjeç.

Kjo është vaksina e dytë që aprovohet për adoleshentët nga Bashkimi Evropian pasi vaksina Pfizer BioN-Tech u aprovua në maj. Vaksinimi me vaksinën Moderna kërkon 2 doza me një distancë kohore prej 4 javësh nga njëra-tjetra.

Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Komisioni Evropian pritet të zgjerojë procesin e  vaksinimit edhe te të rijntë. Por në të njëjtën kohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që vendet e pasura të përhapin vaksinat me vendet më të varfëra të Afrikës Jugore dhe Azisë Lindore, gjë që ka sjellë shumë kritika nga organet e Bashkimit Evropian. 

Sipas politikanëve konservatorë të shteteve të bllokut europian është e "padrejtë" që Europa të sakrifikoi vaksinat e veta për shtetet më të varfra të cilat nuk kanë infrastrukturën e dobët për administrimin e tyre.

News24 Livestream