Home > COVID19

Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë për prodhimin masiv të vaksinës Sputnik V

Rusia dhe Kina do të bashkëpunojnë për prodhimin masiv

Rusia po u drejtohet frimave të shumta kineze për të prodhuar vaksinën e koronavirusit Sputnik V në një përpjekje për të shpejtuar prodhimin ndërsa kërkesa e vaksinës rritet. Të Hënën Rusia deklaroi se kishte firmosur 3 kontrakta me kompanitë kineze për prodhimin e 260 milionë doza vaksinash duke rritur fuqinë politike të Rusisë dhe Kinës.

Kritikat britanike dhe amerikane që dyshonin kapacitetin e vaksinën ruse kanë pranuar që efikasiteti i saj është të paktën 91%. Pasi kërkesa për prodhimin e vaksinës vazhdonte të rritej Rusia vendosi të krijonte kontrata për prodhimin e vaksinës me shtete të tjera si Korea e Jugut, Serbia, Turqia dhe Italia. 

Por marrëveshja me Kinën është më e rëndësishmja e vitit. Sipas Fondit rus të Investimeve Direkte tha se në maj do të prodhont më shumë se 100 milionë doza të vaksinës Sputnik V me kompaninë kineze Hualan Biological Bacterin dhe Shenzhen Yuanxin Gene. Tani për tani asnjë nga kompanitë kineze nuk ka filluar prodhimin e vaksinës por mendohet të fillojë më 7 maj. 

Prodhimi i vaksinës ruse nga kompanitë kineze duket të jetë një tjetër shenjë e aleancës të dy superfuqive të cilat po bashkëpunojnë kundër planit amerikan për shpërndarjen e vaksinave nëpër botë.

 

News24 Livestream