Home > COVID19

Amerika fillon bisedimet për të shpërndarë dozat e saj të vaksinave

Amerika fillon bisedimet për të shpërndarë dozat e saj

Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë thanë të Dielën që administrata e Joe Biden do të fillonte bisedimet me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për të shpërndarë dozat e vaksinave të koronavirusit me aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Përfaqësuesja e tregtisë e SH.B.A Katherine Tai tha që Amerika do të fokusohej në prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Johnson & Johnson. 

"Mënyra se si vaksinat do të shpërndahen është një problem. Por në të vërtetë prodhimi i vaksinave është problemi më i madh. Ka shuë fabrika në Amerikë që po shkaktojnë vonesa në prodhimin e dozave të vaksinave"  tha Katherine Tai. "Por gjithsesi ne besojmë se do të jemi në gjendje të rregullojmë infrastrukturën tonë në kohë për të filluar shpërndarjen e vaksinave" shtoi ajo.

Sipas planit të Amerikës shumica e vaksinave Pfizer do t'i jepen Indisë për shkak të rasteve të larta të infektimeve dhe varianteve të reja që janë përhapur në vend, kundër të cilave Pfizer konsiderohet të jetë më efektivë, ndërsa dozat e AstraZeneca dhe Johnson do t'i dërgohet aleatëve në Europë. Lajmi u mirëprit nga diplomatët e shteteve nëpër botë të cilat po përpiqen që të balancojnë pandeminë e COVID-19.

News24 Livestream