Home > COVID19

“Alarm dhe rrezik real nga vaksina kineze”, ish-ministri i Shëndetësisë: Edhe OBSH s’e rekomandon, s’ka efekte

“Alarm dhe rrezik real nga vaksina kineze”, ish-ministri i

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ngre alarmin për përdorimin e vaksinës kineze anti-covid në vendin tonë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Shehu theksoi se edhe OBSH-ja nuk rekomandon përdorimin e vaksinës kineze, ndërsa shton se ajo e cilëson si të pa efektshme.

Alarm e rrezik real nga vaksina kineze qe po perdoret ne Shqiperi!

Edhe OBSh, qe e ka nivelin e kerkesave te sigurise shume me te ulet se EMA apo FDA, nuk rekomandon perdorimin e vaksines kineze, si te pa efekeshme.

Ndersa Rama mburet se po vaksinon shqiptaret me kete vaksine me etiketa turqisht e date skadence tashme te kaluar prej javesh!

Pra shqiptaret jo vetem nuk po marrin dicka qe u serviret vendeve e popujve te Europes!

Ata po marrin edhe me keq, po marrin ate cfare OBSh nuk e rekomandon as per vendet e Afrikes, ku vlen se paku vetem miratimi e rekomandimi i saj.

Rreziku ketu qëndron pervec te tjerave edhe ne faktin se duke u “ofruar” nje vaksine e tille krejt e pa sigurte ne eficience (gjermanet e japin vetem 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit te sigurise”, qe duke te cuar te ulja e masave mbrojtese e kontrolluese per t’i rene borive te “fitores”, sic po ndodh tek ne, mund te coje pak me tej ne nje katastrofe epidemiologjike, e ngjashme me ate ne Kili.

Ndersa ajo qe degjova sot nga drejtuesit e Ministrise se BE njeh dhe kete vaksine kineze per levizjen e lire….ishte vetem nje shaka e hidhur nga halli!

Mire Rama “nuk i di” keto, po ai Komitet ku eshte, kur disa muaj me pare betohej vetem per certifikimin e EMA e FDA!

Kujdes se dardha e ka bishtin prapa!

Por problemi eshte se kjo paguhet nga njerrezit me jete e shendet…nga ekonomia me varferi!

News24 Livestream