Home > BOTA

Zgjedhjet në Armeni: Nikoll Pashinyan fiton termin e dytë pas luftës së Karabakut

Zgjedhjet në Armeni: Nikoll Pashinyan fiton termin e dytë pas

Partia e kryeministrit të Armenisë, Nikoll Pashinyan ka fituar zgjedhjet e parakohshme të Armenisë pas luftës së dytë të Nagorno-Karabakut. 

Rezultatet paraprake nga 2,008 qendrat e votimit i kanë dhënë partisë së Nikoll Pashinyan, 54% të votave të popullit. Aleanca e opozitës e udhëhequr nga ish-presidenti i Armenisë, Robert Kocharyan arriti të merrte 21% të votave. 

Votimi u bë pas disfatës së Armenisë në luftën e dytë të Nagorno-Karbakut, kundër Azerbaixhanit. Pas luftës Azerbaixhani mori nënkontroll shumicën e tokave që kishte humbur në luftën e viteve 1990. 

Pas fitores së zgjedhjeve, Kryeministri Nikoll Pashinyan u bëri thirrje mbështetësve të tij të mblidheshin në sheshin kryesor të kryeqytetit të vendit, Yerevan. "Ne tashmë e dimë që fituam dhe që do të kemi një shumicë bindëse në parlament". Por nga ana tjetër aleanca e drejtuar nga Robert Kocharyan deklaroi që Pashinyan kishte "ndërhyrë në numërimin e zgjedhjeve" dhe se votat duhet të numëroheshin përsëri.

 

News24 Livestream