Home > BOTA

Vritet e bija e guvernatorit dhe i dashuri i saj para dyerve të klubit, mbi 100 gëzhoja në vendin e ngjarjes (Video)

 

E bija e guvernatorit të Paraguait, i dashuri i saj dhe dy gra të tjera janë vrarë para dyerve të një klubi nate.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shihet se si vrasësit, që gjenden brenda një makine zbraz mbi 100 plumba. Shënjestër i atentatit ka qenë i dashuri it ë bijës së guvernatorit, Omar Alvarez 32 vjeç, i cili njihej si shpërndarës droge.

Ministri i Brendshëm i Paraguait, Arnaldo Giuzzio, ka thënë për mediat e këtij vendi, se guvernatori Ronald Acevedo kishte refuzuar nga forcat e rendit që të mbrohet në masa të rrepta të sigurisë, nga frika se mund t’i rrezikohet jeta e tij dhe familjes.

Madje për të dashurin e të bijës së guvernatorit, ai ishte pjesë e një hetimi për trafikim me lëndë të ndryshme narkotike. E kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur katër viktimat ecin drejt veturës, që sipas autoriteteve braziliane ishte vjedhur në qershor.

Flash News

News24 Livestream